Bemat post-diktature ne ekranin Marubi

Bemat post-diktature, ne ekranin
Eshte nje manifestim i cili nis pasditen e 19 marsit ne sallen e kinemase se Shkolles se Filmit dhe Multimedias "Marubi" per te shfaqur nje nga nje te 28 filmat pjesemarres pergjate 5 diteve qe do te mbahet festivali. Kineasti Kujtim Cashku, drejtor i Festivalit Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut, tregon pak nga detajet e festivalit para se filmat te nisin te shfaqen ne ekranin e kinemase. Duke thene se ky lloj festivali eshte: "Trend i ri". "Kemi zgjedhur filma nga disa kontinente qe do te shfaqen ketu dhe eshte shans i rralle per publikun tone. i cili do te shohe nepermjet 28 filmave se cfare ndodh ne vende te ndryshme te botes".

Po c'do te jete ne thelb ky festival? Cfare do te percjelle nepermjet imazheve dhe kumtit te fjales?! Cashku tregon se: "Filmat e perzgjedhur trajtojne problematika te shoqerive te ndryshme, qe kane lidhje me ate cka perjeton shoqeria shqiptare aktualisht. Jane filma qe percjellin probleme te botes totalitare e post-totalitare, qe kane vuajtur dhe perjetuar sisteme represive e qe vijojne ende te jene ne te tilla sisteme".

Nuk mund te mos terheqe vemendje nje fraze e Cashkut. "Nje pjese e filmave jane te ndaluar ne vendet e tyre dhe per fatin tone do shfaqen ketu", pohon ai. Eshte e kuptueshme ndoshta, pasi jane tema teper te prekshme, qe tregojne te verteta te medha, shkelje te dinjitetit te popujve per te cilet edhe flasin. Perpos kineastit Kujtim Cashku, Teodor Orlin, qe mund te cilesohet si nje prej atyre personaliteteve "shetites" neper vendet qe tanime cilesohen post-diktatoriale, eshte themelues i ketij festivali. Ai shuan sado pak kureshtjen per te mesuar dicka nga ndryshimi mes Shqiperise dhe vendeve te tjera qe kane qene nen thundrat e ketyre sistemeve totalitare. "Sapo jam kthyer nga Kosova, me pare isha ne Bullgari dhe Rumani, shprehet Orlin Per fatin tim, kam qene ne kontakte te vazhdueshme me njerez qe kane qene ne mbrojtje te vazhdueshme te te drejtave te njeriut. Jam i lumtur te konstatoj qe aty ka nje fillim te ri dhe ne kokat e tyre ka gjithmone kreativitet per t'u admiruar". Edhe Shqiperia gjendet ne kete faze te ndryshimit te madh, i cili s'mund te jete i menjehershem, kurrsesi. "Ajo qe nuk eshte e lehte, pohon Orlin, eshte te ndryshosh mentalitetet. Njerezit kane tendence per te harruar. Ne kete drejtim, mbajtja e nje festivali filmi sjell ne fokus ato gjera qe nuk duhen harruar. Na duhen te rinjte qe t'i kuptojne te drejtat, te ngulen ne kokat e atyre qe do te ndertojne te ardhmen", perfundon ai.

Kujtim Cashku: Festivali, kurajoz

"Kete festival, me nje fjale te vetme e quaj kurajoz, pasi ne kete festival vijne faktografi tronditese nga kontinente te ndryshme qe japin jehone drejtperdrejt ne ate qe ndodhin ne jeten shqiptare", tregon Kujtim Cashku. E duke u mbajtur ne Shqiperi, s'ka se si te mos kete pakez edhe nga ai realitet, me te cilin ne perballemi cdo dite. Jane dy filma shqiptare, njeri i Pluton Vasit dhe nje tjeter qe tregon per "mbetjet e komunizmit" ne vendin tone. Nuk jane aspak bunkere apo nendetese, qe kane dale jashte cdolloj funksioni. "Filmat sjellin njerez qe dhe pse sistemi ka ndryshuar, ata gjenden ne po ato kushtet e meparshme, nuk jane integruar ne shoqerine shqiptare". Njeri prej tyre trajton personat e internuar dikur, ata edhe sot jetojne ne apo ato vende ku kane qene dhe pse jemi ne vitin 2008. Jeta e tyre eshte po ajo, ne te njejtat kushte si dukur, kur ishin te perndjekur. Realizuesit e ketyre filmave jane persona qe marrin risqe te medha per te denoncuar probleme qe nuk jane te preferuara nga shoqerite qe i perjetojne.

Nga Kana ne Shqiperi

Nje prej filmave qe do te projektohet ne Tirane pergjate diteve te festivalit eshte edhe "The death of Mr. Lazaresku". Drama dhe tmerri te vdekjes se nje pensionisti nga Rumania eshte ne qender te "Vdekja e Mr. Lazaresku", eshte cmuar ne Festivalin e Filmit ne Kane nga trofeu i kritikes. Regjisori Cristi Puiu perpiqet te rrefeje indiferencen dhe korrupsionin e sistemeve shteterore qe jane krijuar per te qene ne sherbim te njeriut, nje realitet paralel ky edhe me Shqiperine. Jo pak prezent ne kinemate boterore dhe teper i komentuar per kumtin qe ky film percjell.

Detaje mbi festivalin

Gjate diteve te festivalit (19-23 mars), ne kinemane "Marubi" do te projektohen 28 filma ne gjinite e dokumentarit dhe te filmit artistik (metrazh i gjate dhe i shkurter) qe vijne nga skaje te botes si Kanadaja, SHBA, Meksika, Japonia, Suedia, Palestina, Bjellorusia apo Franca, Spanja, Anglia, Italia, Zvicra, Gjermania, Bullgaria, Rumania dhe Shqiperia. Pjesa me e madhe e tyre, pos gjuheve ne origjinal, do te jene do te jene te subtitruar ne gjuhen shqipe. Programi i perditshem eshte i ndare ne tri seanca qe nisin ora 15:00 dhe perfundojne ne mesnate (deri ne oren 22:00). Festivali hapet me dy filma qe s'duhen humbur: "Revolucionet, manual perdorimi" (France), dokumentar qe sjell ne Tirane regjisoren Tania Rakhmanova. Dhe tjetri "Vdekja e Mr. Lazaresku" e regjisorit Cristi Puiu.

Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama