Behrami i inatosur me abuzimet per Kosoven Jane lajme te rreme

Behrami i inatosur me abuzimet për Kosovën: Janë lajme të rreme

Lajmi se Valon Behrami dhe Taulant Xhaka do të ishin dy prurjet e radhës në kombëtaren kosovare të futbollit është përhapur me shpejtësi dje në internet, por po me të njëjtën shpejtësi, kanë qenë vetë futbollistët në fjalë që kanë përgënjeshtruar gjithçka.

behrami xhaka

Taulant Xhaka bëri të ditur qëndrimin e tij nëpërmjet një prononcimi për "Panorama Sport", ndërsa Valon Behrami ka zgjedhur rrjetet sociale për të treguar se nuk po planifikon të bëjë ndryshime në një të ardhme të afërt.

Behrami twitter

"Fatkeqësisht po lexoj shumë lajme të rreme rreth të ardhmes time me ekipin kombëtar. Së shpejti do të bëj gjithçka të qartë", ishte mesazhi në Twitter i mesfushorit i cili në Euro 2016 u kthye në liderin e përfaqësueses zvicerane dhe për më tepër deklaroi se nuk planifikonte të largohej nga Zvicra.

Behrami ka qenë futbollisti i parë i cili ka deklaruar se nuk do t'i bashkohej Kosovës, edhe pse kishte qenë pjesë e grupit të lojtarëve që kishin bërë lobing që ajo të pranohej në UEFA dhe FIFA.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama