Bardheblute ne pritje te premtimit te bashkise per financat

Bardheblutë, në pritje të premtimit të bashkisë për financat

Tirana kaloi një valë vështirësie për shkak të borxheve të prapambetura që e shtrëngonin. Drejtuesit aktualë të klubit bënë të pamundurën që të zgjidheshin të gjitha çështjet ligjore që ishin hapur në UEFA e FIFA, apo edhe në FSHF për klubin, nga pagesa të prapambetura dhe borxhe të pashlyera.

veliaj-700x425

Një shumë e konsiderueshme borxhesh të tilla është likuiduar, ndërkohë që në klubin 24 herë kampion është edhe një palë tjetër që përmban një pjesë të aksioneve. Bashkia e Tiranës, e cila zotëron asetet e klubit kryeqytetas, ka përgjegjësi për numrin e aksioneve që zotëron. Pavarësisht se deri tani nuk ka kontribuar për shlyerjen e borxheve të prapambetura, të likuiduara nga presidenti Refik Halili, tashmë është momenti që institucioni vendor në kryeqytet të mbajë premtimet e drejtuesve dhe të likuidojë detyrimet që i takojnë.

veliaj halili

Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme të ardhurash, me shifra që shkojnë përafërsisht në 300 milionë lekë të vjetër, të cilat do të ishin ndihmesë e madhe për situatën e klubit. Tirana është ekip që futet gjithmonë pretendente në garë dhe për ta bërë diçka të tillë, garancia financiare edhe e një pale tjetër, në këtë rast e bashkisë, do të shtonte mundësitë financiare në merkaton e transferimeve.

veliaj halili muzaka

Drejtuesit e pushtetit vendor kanë premtuar disa herë që do të mbajnë premtimet e dhëna përpara marrjes së detyrës dhe do të jenë korrektë me detyrimet që kanë kundrejt KF Tiranës për përqindjet e aksioneve që kanë në administrim, por periudha më e mirë për këtë gjë do të ishte pikërisht këtë muaj. Kjo për vetë faktin se një buxhet i tillë në arkat e klubit do të ishte ndihmesë e jashtëzakonshme për veprimtarinë e 24 herë kampionëve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama