Barcelona synon Hysajn ndersa Arsenali ben gati oferten

Barcelona synon Hysajn, ndërsa Arsenali bën gati ofertën

Elseid Hysaj është emri që do të përmendet në "shtëpitë" më prestigjioze të futbollit gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë po shkëlqen në Europian dhe kaq ka mjaftuar që klubet më të mëdha të kontinentit të konfirmohen për potencialin e tij.

Hysaj

Shkodrani kishte tërhequr vëmendjen e mjaft skuadrave me aktivizimin e tij te Napoli, por ditët e fundit ka "ndezur" një garë të ashpër. Arsenali u përfol pak ditë më parë se bëri një ofertë prej 18 milionë eurosh, të cilën Napoli e refuzoi. Jo më larg se dje, media franceze kishte cituar se Arsen Venger ishte i vendosur për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Gjithsesi, një "gjigant" është futur menjëherë në garë. Bëhet fjalë për Barcelonën. Gazeta katalanase "Sport", duke iu referuar burimeve të afërta me klubin, bëri me dije se drejtuesit kanë vendosur që do të jetë pikërisht pasardhësi i Daniel Alveshit për krahun e djathtë të mbrojtjes. Pas shumë kohësh studimi në Europë, për të gjetur zëvendësuesin ideal të brazilianit, duket se kanë përzgjedhur pikërisht futbollistin e Napolit, për të cilin do të bëjnë edhe një ofertë shumë më të lartë se ajo e Arsenalit.

Menaxheri

I nxitur nga interesimi i lartë i klubeve shumë të mëdha të futbollit ndërkombëtar, agjenti i Hysajt, Mario Giufredi, ka dhënë një prononcim që mund ta ndihmojë për të rritur çmimin e tij: "Hysaj është shumë i lumtur te Napoli dhe nuk ka asnjë arsye për t'u larguar". Por, presidenti De Laurentis duhet t'i ofrojë kontratë të re dhe ta blindojë sa më shpejt, sepse është një prej mbrojtësve të djathtë më të mirë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama