Ballkoni vazhdon rrugetimin ne 14 festivale boterore

'Ballkoni' vazhdon rrugetimin ne 14 festivale boterore

Filmi i metrazhit të shkurtër “Ballkoni”, nga regjisorja kosovare Lendita Zeqiraj, do të vazhdojë rrugëtimin e suksesshëm që prej lansimit në Venice Film Fest, duke marrë pjesë në përzgjedhjen zyrtare të 14 festivaleve ndërkombëtare.

Regjisorja ka bërë të ditur se festivalet në të cilat do të prezantohet filmi janë Fiati Corti International Short Film Festival në Itali, Laughlin International Film Festival në ShBA, Washington West Film Festival, Cairo International Film Festival, Cinerockom International Film Festival në Kaliforni, Catholic International Film Festival në Korenë Jugore, Roomschpringe International Film Festival në Pensilvani të ShBA-ve, Easter Neighbours Film Festival në Holandë, Citizen Jane Film Festival në ShBA, 24 fps International Short Film Fest në Teksas. International Bosphorus Film Festival në Stamboll, Swikos Short Film Festival në Bazel, Magma International Film Festival në Itali dhe Glowbox Short Film and animation Festival në Boston, sipas KultPlus.

Megjithatë, suksesi i regjisores kosovare shkon përtej filmit të metrazhit të shkurtër.

Ajo ka realizuar skenarin e filmit të ardhshëm të metrazhit të gjatë, “Shpia”, i cili ka fituar në American Movie Awards, New York Screenplay Contest dhe Hollywood Screenplay Contest.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama