Balle per balle

Ballë për ballë

Regjisor Kujtim Çashku dhe Piro Milkani. Interpretojnë: Bujar Lako /mujo Bermema/; Mevlan Shanaj/Besni-ku/; Agim Shuke /komisari i fllotës/; Thimi Filipi /Xhemal Struga/; Raimonda Bulku /Zana/; Arben Imami /Arben Struga/; Kadri Roshi/Belul Gjinomadhi/; Sulejman Pitarka /Zheleznovi/; Timo Flloko /inxhiner Sergej/; Katerina Biga /Jelena Graçova/; Sheri Mita /gazetari rus/. etj.

Ngjarjet nisin në bazën ushtarako-detare të Vlorës me prerjen e mardhënieve me Bashkimin Sovjetik në fillim të viteve 60. Ballë për ballë ndodhen marinarët dhe oficerët shqiptarë me ata sovjetikë. Por filmi i shtrin ngjarjet duke dalë jasht kuadrit të këtij konflikti. Ai jep gjith atmosferën e vëndit mbas konfliktit që lindi në sallën Gjeorgjevskaja në Moskë midis Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, konflikt që u shtri në të gjitha marrdhëniet shtetërore dhe izolimin e plotë të Shqipërisë. Largohen të mundura luftanijet dhe nëndetset ruse, largohet dhe trupi diplomatik Sovjetik nga Tirana.

Abaz Tahir Hoxha


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama