Balak Atmosfera ne skuader eshte e mrekullueshme
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
“Prej një kohe të gjatë, në skuadër nuk ka pasur asnjë problem. Brenda ekipit atmosfera është e mrekullueshme. Që nga Botërori i 2006-s, skuadra është rritur shumë. Kemi një ndërthurje tepër të mirë midis lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë vite me kombëtaren. Unë si kapiten kam një mbështetje tepër të madhe nga Torsten Frings dhe Jens Lehman. Lojtarë të tillë i duhen një skuadre për të qenë e suksesshme”, deklaroi mesfushori 31-vjeçar i skuadrës së Çelsit, Mikael Balak, i cili te përfaqësuesja e Joakimë Lëv është edhe lojtari kyç i kësaj skuadre.
Për kundërshtarin e radhës, kapiteni i përfaqësueses gjermane është shprehur: “Unë besoj se kroatët do të luajnë që nga minuta e parë e ndeshjes në sulm, për ta fituar takimin, pasi edhe ata vetë kanë shumë ambicione. Pra, ndoshta do ta kemi më të vështirë se kundër Polonisë. Por kundërshtari nuk duhet të harrojë se, edhe ne kemi një repart ofensiv mjaft të mirë. Me Miroslav Klosen, Mario Gomez, Lukas Podolski, Kevin Kuranji dhe Oliver Noivil kemi mjaft potencial në repartin e sulmit. Me siguri që nuk ishte e lehtë për trajnerin Joakim Lëv që të linte jashtë formacionit, mesfushorin e skuadrës së Bajernit të Mynihut, Bastian Shvajnshtaiger”.