Bajern Mynih 2-1 At.Madrid/ Statistikat e perballjes

Bajern Mynih 2-1 At.Madrid/ Statistikat e përballjes

- Atletiko e Madridit e ka siguruar finalen e Champions-it për herë të tretë në histori, pasi asaj të vitit 1974 dhe 2012.atletiko madrid- Pep Guardiola është eliminuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve për të katërtin vit radhazi.

- Robert Levandovski ka arritur të shënojë gjashtë gola në gjysmëfinalet e Champions-it. Më mirë se ai është paraqitur vetëm Ronaldo, i cili është në kuotën e 10 golave.

- Vetëm Kristiano Ronaldo (16) ka më shumë gola sesa Robert Levandovski (9) në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. - Antuan Grizman është përfshirë në 53% të golave të Atletikos në Champions këtë sezon, saktësisht në 8 prej 15. Francezi ka arritur të shënojë shtatë dhe të dhurojë një asist.

- Grizman është golashënuesi më i mirë në historinë e Atletikos së Madridit në Ligën e Kampioneve, duke shkuar në total në 9 gola.

- Jan Oblak ka grushtuar 30 nga 31 gjuajtjet e fundit që ka pasur në kuadrat, në të gjitha kompeticionet. I jashtëzakonshëm!

- Ksabi Alonso ka shënuar gjashtë gola me Bajernin e Mynihut dhe të gjithë i ka realizuar me gjuajtje nga jashtë zonës.

Futbollistët që vrapuan më shumë në fushën e lojës
1. Ksabi Alonso 12.08 km
2. Koke 12.03 km
3. Fernando Torres 12.02 km
4. Gabi 12.02 km
5. Saul 12.01 km
6. Frenk Riberi 11.84 km
7. Arturo Vidal 11.8 km
8. David Alaba 11.67 km
9. Tomas Myler 11.19 km
10. Filipe Luis 10.88 km
Mesatarja e Bajernit: 11.01 km
Mesatarja e Atletikos: 11.49 km


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama