Së shpejti do t’i fillojë procedurat për ndërtimin e stadiumit olimpik, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti së shpejti do t’i fillojë procedurat për ndërtimin e stadiumit olimpik, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s. Kështu është shprehur këshilltari politik në këtë ministri Vehbi Miftari. Ai në Facebook ka shkruar se për këtë projekt tashmë është arritur pajtueshmëri në parim edhe me Komunën e Prishtinës, e cila ka gatishmërinë qe ta ndajë një lokacion për ndërtimin e këtij stadiumi.
“Kjo do ta lehtësojë skajshëm pjesëmarrjen e Kosovës në garat ndërkombëtare, tani kur jemi në prag të njohjes së gjerë të sportit të saj ndërkombetarisht”, ka thënë Miftari, transmeton Gazeta Tribuna. Sipas Miftarit, po kështu, është rialokuar një pjesë e buxhetit për përfundimin e punimeve në disa palestra, punët përmbyllëse në të cilat po zvarriteshin prej vitesh.
“Po rinovojmë stadiume dhe se bashku me BE-në, po i ndërtojmë disa stadiume ndihmese dhe do të investojmë në shtigjet e atletikes në disa stadiume”, ka thënë ndër të tjera Miftari.