Arta Dobroshi ne 10 aktoret me te mire te Europes

Arta Dobroshi, ne 10 aktoret me te mire te Europes
Aktorja nga Kosova, Arta Dobroshi, do të jetë një tjetër aktore shqiptare që është futur në dhjetë aktorët më të mirë europianë, kjo në kuadër të “European Film Promotion”, pjesë e së cilës është edhe Qendra Kinematografike.

Kjo e fundit, si anëtare e rregullt e EFP ka nominuar pë herë të parë Dobroshin, e cila nga më se 30 konkurrentë nga Europa është futur në dhjetëshen më të mirë. “Ndihem tepër e nderuar për këtë çmim, është moment madhështor për mua dhe për vendin tim, Kosovën. E kam pasur ëndërr të jem ‘Shooting Star’, por për shkak se nuk kemi qenë shtet dhe anëtarë të European Film Promotion, nuk kemi pasur mundësi të jemi të nominuar”, ka thënë Dobroshi kur ka marrë lajmin. Më parë, ka qenë aktori Kreshnik Xhelilaj që është bërë pjesë e këtij kompeticioni.

Arta Dobroshi tashmë është një emër i njohur edhe përtej hapësirës shqiptare për bashkëpunimet e saj me disa regjisorë të rëndësishëm. Përveç Arta Dobroshit nga Kosova, 10 aktorët më të mirë të rinj të Europës për 2013 janë: Mikel Boe Folksgaard nga Danimarka, Laura Birn nga Finlanda, Christa Theret nga Franca, Saskia Rosendahl nga Gjermania, Luca Marinelli nga Italia, Ada Condeescu nga Rumania, Jure Henigman nga Sllovenia, Nermina Lukac nga Suedia dhe Carla Juri nga Zvicra. Ceremonia e “Shooting Stars” do të mbahet në Berlinale nga 9-11 shkurt, 2013.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama