Arsimimi

Universiteti është një institucion i lartë shkollimi.Edukimi universitarë është edukim i cili vien pas mbarimit të shkollës së mesme.

Shkolla e Magjistraturës
është një institucion publik, buxhetor dhe gëzon autonomi
financiare, akademike dhe administrative në drejtim të arritjes së qëllimit dhe realizimit të detyrës së saj. Shkolla ka për detyrë të sigurojë përgatitjen profesionale të kandidatëve për magjistratë dhe të punonjësve të administratës gjyqësore. Duke marrë parasysh përgatitjen që do t’u sigurohet kandidatëve, qëllimi që synon të arrijë shkolla është përgatitja profesionale e kandidatëve për magjistratë me një këndvështrim të ri bashkëkohor, i cili do t’u shërbejë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, në arritjen e paanshmërisë dhe pavarësisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve të ardhshëm. Shkolla do ta arrijë këtë qëllim me anë të zgjerimit të njohurive teknike dhe juridike, thellimit të kuptimit të teorisë juridike dhe përgatitjes së kandidatëve me veprimtari praktike në ushtrimin e profesionit të tyre.Shkolla zyrtarisht u hap më 9 tetor 1997. Ajo ndodhet në Tiranë në të njëjtën godinë me Fakultetin e Gjeologji Minierave.


Universiteti Bujqësor i Tiranës u krijua më 1 nëntor 1951 si Institut i Lartë Bujqësor (ILB) me statusin e një Universiteti. Më 1991 u emërtua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT). Është Kampusi unikal universitar në Shqipëri, vendosur në një kodrinë të pyllëzuar në periferinë veri-perëndimore të Tiranës, vetëm 7 km nga qendra e qytetit.FakultetetFakulteti i Bujqësisë,Fakulteti i Shkencave Bujqësore ,Fakulteti i Mjekësisë Veterinere
 


Universiteti "Ismail Qemali" ne Vlore u themelua në vitin 1994.


Më 2 shtator të vitit 1957 në qytetin e Shkodrës u ngrit Instituti i Lartë Pedagogjik. Ai ka qenë dy-vjeçar deri në vitin 1970. Më pas u bë tre vjeçar dhe në vitet 81-91 u bë katërvjeçar. Më 28 maj të vitit 1991 ky institucion arsimor u konsiderua Universiteti "Luigj Gurakuqi i Shkodrës". Ky universitet është një nga më të njohurit dhe me traditë në Shqipëri. Aktualisht aty vazhdojnë studimet e larta studentë nga rreth të ndryshme të vendit (kryesisht në veri), por edhe nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Stafi i Universitetit të Shkodrës ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me universitetet italiane, gjermane dhe austriake.

Universiteti Politeknik i Tiranes
U krijua nga ndarja e Universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe ka katër fakultete.
Fakultetin e Gjeologji Minierave,Fakulteti Ndertimit,Fakulteti Mekanike,Fakulteti Elektrik

Universiteti i Tiranës
Në vitin 1957 u krijua Universiteti i parë në Shqipëri kur Instituti Pedagogjik, Insituti
Politeknik, Insituti i Larte Ekonomik dhe Instituti i Larte i Mjekesise u bashkuan dhe formuan Universitetin Shtetëror të Tiranës.Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierise u grupuan në Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete të cilat mbulojne shkencat humane, ekonomike, natyrore dhe mjekësore.Fakultetet :Fakulteti i Ekonomisë,Fakulteti i Drejtësisë,Fakulteti i Mjekësisë ,Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja,Fakulteti i InfermierisëFakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Histori-Filologji.
   

Universitetet private ne shqiperi

Universiteti i parë privat ne Shqipëri i hapur në tetor të 2002. University of New York Tirana (akronimi UNYT) është universitet me program të njëjtë mësimor me Empire State College në shtetin e Nju Jorku-ut. Jep diploma në disa degë si Menaxhim, Marketing, Financë, Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Psikologji etj.

Universiteti Europian i Tiranës (UET) është licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me vendim të Këshillit të Ministrave, dt. 20.09.2006. Ai përbëhet nga dy fakultete: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Komunikimit, dhe nga Fakulteti i Drejtësisë. Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Komunikimit ka dy departamente: Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe Departamentin e Gazetarisë e Komunikimit. Fakulteti i Drejtësisë ka dy departamente: Departamentin e së Drejtës Publike dhe Civile, si dhe Departamentin e së Drejtës Penale.Universiteti Europian i Tiranës jep diploma në shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, gazetari, marrëdhënie me publikun dhe për jurist. Diplomat jepen nga fakultetet dhe departamentet përkatëse. Programi i Universitetit Europian është i integruar dhe ndërdisiplinor, në mënyrë që horizonti i dijeve studentore të mos ngushtohet, e që studentët të jenë të aftë të përshtaten nesër në tregun e punës. Programi është ndërtuar sipas Sistemit të Bolonjës 3+2. Kjo do të thotë që diploma universitare merret pas një studimi trevjeçar, gjatë të cilit studenti duhet të përmbushë një ngarkesë prej 180 kreditesh mësimore, nga të cilat 60% janë lëndë të detyrueshme dhe 40% lëndë me zgjedhje. Lëndët ndahen në të detyrueshme, me zgjedhje brenda degës dhe me zgjedhje për të gjithë. Në këtë mënyrë, studentët kanë mundësi që të zgjedhin mes disa lëndëve të ndryshme.

"Universiteti Polis" , shkollë ndërkombëtare e arkitekturës dhe e politikave të zhvillimit urban, në emër të shoqërisë "Universiteti Polis" shpk, e cila do ta ushtrojë këtë veprimtari në qytetin e Tiranës. "Universiteti Polis", i cili do ta fillojë veprimtarinë në vitin akademik 2006-2007 dhe do të ketë sistemin e studimeve me kohë të plotë, përbëhet nga fakulteti i Arkitekturë-Urbanistikës, me degën: Arkitekturë-Urbanistikë 4 vite; dhe Fakulteti i Planifikimit Urban, me degën: Planifikim urban 4 vite. Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti Polis" do të ofrojë vetëm ciklin e parë të studimeve universitare, i cili është 4 vjet, dhe në mbarim të tij, do të japë diplomë universitare "Bachelor", në titujt Arkitekt-urbanist dhe Planifikues urbanist.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama