Arsenali ‘firmos’ me piktorin e vdekur shqiptar Zef Kolombi

Arsenali ‘firmos’ me piktorin e vdekur shqiptar, Zef Kolombi
Tifozët e futbollit janë përballur me një shaka në rrjetet sociale, kur një lajm njoftonte për një kontratë të klubit të Arsenalit me Zef Kolombin. Ky i fundit është një piktor shqiptar i lindur në Sarajevë, i cili ndërroi jetë në vitin 1949 dhe emri i tij u përdor për të futur në kurth tifozët e Arsenalit në ‘Tuiter’.

“Tuiter” me emrin e trajnerit të Arsenalit

 Lajmi u mësua kur përdoruesi i ‘Tuiterit’ me emrin UengerBoy1 formuloi njoftimin duke ‘cituar’ edhe agjenci të huaja lajmesh. “Mediat shqiptare njoftuan sot se Arsenal ka firmosur për blerjen e lojtarit Zef Kolombi’ – shkroi tifozi i ekipit që luan në Premier League.

Kurthi për tifozët

I pyetur nëse e bëri këtë për të zhvilluar një eksperiment në mediat sociale, autori i kurthit tha se ‘pa dyshim që po’. Nga ana tjetër ai shtoi se ‘Zef Kolombi’ është një piktor shqiptar, por biografia e tij në anglisht nuk ndodhet në asnjë faqe të internetit. Duke qenë i sigurt se askush nuk do të mësonte për Zef Kolombin nëse kërkohej në internet, i riu britanik hodhi në qarkullim lajmin e rremë.

Kulmi i lajmit të rremë

 Shpërndarja e lajmit nuk përfundoi me kaq pasi menjëherë qindra tifozë të tjerë e përhapën atë duke e bërë të besueshëm për orë të tëra. Përdoruesit e blogjeve të ndryshme nisën të shkruanin për një ndeshje në Shqipëri ku Zef Kolombi e dominoi topin në 30% të kohës. Kulmi arriti kur një komentues i forumit të ‘EA Games’ dizenjoi edhe posterin me portretin e Zef Kolombit i cili mbante në dorë bluzën e Arsenalit. 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama