Arben Fagu rikthehet ne stol zyrtarizohet te Partizani

Arben Fagu rikthehet në stol, zyrtarizohet te Partizani

Arben Fagu pas disa sezonesh pushim ka vendosur të rikthehet në parket në detyrën e trajnerit. Ai do të marrë detyrën e trajnerit të Partizanit në basketboll për meshkuj, duke u rikthyer te skuadra e kuqe.

arben fagu

Fagu ka disa ditë që ka nisur punën me Partizanin, por më së shumti është duke punuar jashtë parketit në afrimin e lojtarëve cilësorë për sezonin e ri 2016-2017. Sezonin e fundit, Partizani u rendit në vendin e fundit të Superligës, duke zbritur kështu në Kategorinë e Parë, ku dhe do të luajë sezonin e ardhshëm.

Elvis Ismeti, që mbulonte pozicionin e trajnerit te të kuqtë, pritet që të jetë zv.trajner te Partizani. Për momentin, Partizani është ende një skuadër në ndërtim e sipër, por Fagu shpreson që gjithçka të jetë gati kur të nisë sezoni i ri sportiv. Pak muaj më parë ai kandidoi për pozicionin e presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, por humbi garën me presidentin aktual, Avni Ponari.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama