Aragones Kunder Italise do te jete e veshtire
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
“Nëse kërkon të mundësh një kundërshtar si Italia duhet të jesh totalisht i bindur në cilësitë e tua. Një gjë e tillë duhet të vlejë shumë për lojtarët e mi. Pavarësisht se të kaltrit kaluan me vështirësi grupin, forca e tyre nuk ka shumë nevojë për komente. Gjithsesi, ne nuk mbetemi prapa tyre. Kemi treguar se jemi një grup kompakt dhe se mund të triumfojnë ndaj kujtdo. Të dielën na pret një përballje shumë e vështirë, sigurisht më e vështira deri në këtë pjesë të sezonit. Mbase duke vlerësuar përballjet e tjera çerekfinale, kjo ndërmjet nesh është padyshim më e vështira. Italianëve u mungon një mbrojtës i jashtëzakonshëm si Fabio Kanavaro, mungesa nga e cila duhet të përfitojnë sulmuesit tanë, Vila e Torres, të cilët deri në këtë moment kanë qenë të papërmbajtshëm. Pavarësisht kësaj, shpresojmë që fusha të na favorizojë ne, dhe sigurisht uroj që të fitojë më i miri”, shprehet tekniku i spanjollëve, Luis Aragones