Anijen e embel dokumentari shqiptar sot ne Bienalen e Venecias

'Anijen e embel' ,dokumentari shqiptar sot ne Bienalen e Venecias
Rikthehen në vëmendjen e regjizorëve skenat e emigracionit masiv shqiptar në vitet ’90. Në edicionin e 69-të të Bienales së Venecias ditën e sotme ka premierën e tij edhe dokumentari “La nave Dolce” (“Anija e ëmbël”), një prodhim italo-shqiptar që pasqyron emigracionin masiv të shqiptarëve në Evropë, në fillim të viteve ’90. Me skenar dhe regji të regjisoriti italian Daniele Vicari, ky film është në seksionin e filmave jashtë konkurimit. “Filmi është ndërtuar në një mënyrë të tillë edhe me intervistat e shqiptarëve që janë larguar atë kohë dhe çfarë janë sot, ku janë bërë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë italiane.

Pra filmi përqendrohet në këndvështrimin e italianëve se si e pritën ata këtë eksod dhe si e shohin sot ata shqiptarë që kanë ardhur ”, transmeton BË të ketë thënë producenti i filmit, Genc Përmeti për mediat. Regjisori Vicari ka përzgjedhur për dokumentarin e tij historitë e disa prej atyre që e kanë përjetuar personalisht udhëtimin e anijes “Vlora” . Disa prej tyre janë: Halim Milaqi (komandanti i Vlorës), Eva Karafili, Agron Sula, Kledi Kadiu, Robert Budina, etj. Publiku shqiptar do të ketë mundësi të shikojë “Anijen e ëmbel” gjatë ditëve të “Tirana International Film Festival” që do të zhvillohet këtë vit nga data 27 nëntor deri më 6 dhjetor.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama