Andi Lila drejt kalimit tek Utrehti ne kampionatin holandez

Andi Lila, drejt kalimit tek Utrehti në kampionatin holandez

Pas paraqitjes së mirë që bëri me ekipin kombëtar në ndeshjet e kampionatit europian, Andi Lila ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Europë. Mesfushori, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës greke të Pas Janinës, ditët e fundit ka marrë një ofertë konkrete nga holandezët e Utrehtit.

Paul-Pogba-France-Albania

"Panorama Sport" ka mësuar se klubi holandez ka avancuar në bisedimet me futbollistin dhe burimet bëjnë me dije se janë shumë pranë një akordi dhe mungojnë vetëm disa detaje të vogla që të zyrtarizohet. Utrehti ka vënë në dispozicion afro 200 mijë euro për kartonin e lojtarit dhe klubi helen është bindur.

Utrehti është pjesë e Superligës holandeze, por sezonin e shkuar gjërat në skuadër nuk kanë shkuar mirë, pasi është dashur luajtja e një ndeshje shtesë që ekipi të siguronte mbijetesën në elitë. Dhe që një gjë e tillë të mos përsëritet më sezonin e ardhshëm, drejtuesit kanë vendosur që të përforcohen dhe Lila është një nga lojtarët e kërkuar për mbrojtjen.

andi-lila

Pak ditë më parë, 30-vjeçari ka marrë edhe një ofertë nga skuadra greke e Asteras Tripoli, por klubi aktual i lojtarit nuk ka pranuar. Mirëpo, pas ofertës së bërë nga holandezët, Pas Janina do të përfitojë edhe financiarisht nga transferimi. Lila ka një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit, pasi ka provuar që në vitin 2007 të luajë për Iraklisin në Greqi, ndërsa është aktivizuar edhe te Tirana dhe Besa në Superiore.

lila

Lila ka luajtur edhe për gjysmë sezoni te Parma, ku bëri një paraqitje shumë të mirë, madje duke shënuar edhe gola, por atë sezon ekipi ra nga Seria A dhe lojtari u largua. Mesfushori, i cili mund të luajë pa problem edhe në mbrojtje, ka qenë i përzgjedhur i De Biazit në finalet e kampionati europian, ku edhe ka luajtur dhe ka bindur me formën e treguar.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama