Amnistia nderohet me nje tjeter cmim

'Amnistia', nderohet me nje tjeter cmim
Filmi “Amnistia” pas cmimeve të marra në Berlinale, në Leçe, si dhe ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen, kësaj herë  është nderuar  me çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit në Lisbonë.  Gjithashtu filmi “Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani, një prodhim shqiptaro-greko-francez  është zgjedhur  përsëri për të përfaqësuar Shqipërinë në OSCAR, në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.

Një histori dashurie e ndaluar mes një burri dhe një gruaje, bashkëshortët e të cilëve vuajnë dënimin në burg. E ndërsa presin amnistinë, dy personazhet e filmit, të cilët e ndeshin njëri-tjetrin në ambientet përreth burgut, dashurohen. Një histori e cila lind në mënyrë të pazakontë dhe që nuk mund të ketë një fund të lumtur. Historia e Alimanit lëkundet mes të mundurës dhe të pamundurës, mes të moralshmes dhe të pamoralshmes. Një kufi i vështirë për t’u vënë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama