Altin Lala terhiqet nga futbolli

Altin Lala terhiqet nga futbolli
Altin Lala, kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare të futbollit ka varur përfundimisht këpucët në gozhdë në moshën 36-vjeçare. Lala u largua verën e kaluar nga ekipi i Hanoverit pa 294 paraqitjesh duke kaluar tek Bajerni i Mynihut, si kapiten i ekipit të rezervave. Por pas vetëm tre ndeshjes, Lala është dëmtuar rëndë duke u detyruar të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.

“Ndjej keqardhje që ai nuk do të aktivizohet më për ne”, ka thënë trajneri Mehmet Soll. Lala është lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren shqiptare, me 80 të tilla.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama