Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, i ka hapur rrugë transferimit të mundshëm të Gonzalo Higuain te bardhezinjtë, për të përforcuar edhe më shumë skuadrën e cila ka dominuar futbollin italian në vitet e fundit.
I pyetur për merkaton, ai ka evituar që të flasë direkt për Pol Pogba, i cili është shumë pranë firmës me Mançester Junajtid, por nuk i është shmangur një batute për sulmuesin argjentinas të Napolit.
"Pogba? Nuk flas për merkaton, nuk ka kuptim. Me këto gjëra po merrte klubi që po bën një merkato shumë të mirë. Për momentin kanë ardhur lojtarë të rëndësishëm si Benatia, Pjaniç dhe Dani Alvesh.
Higuain? Ju thashë që nuk flas për merkato, por është e qartë se lojtarët e mëdhenj janë gjithmonë të mirëpritur. Për të konkurruar në nivele të larta duhen gjithmonë lojtarë me cilësi të mëdha. Në sulm për momentin kemi Manxhukiç, Dibala dhe Zaza", tha Alegri.