Akuzohet si komplotist urdher-arresti ne Turqi per Shukur

Akuzohet si komplotist, urdhër-arresti në Turqi për Shukur

Turqia ka prerë urdhër-arrest për ish-kapitenin e ekipit kombëtar turk Hakan Shukur. "The Sun", shkruan duke cituar mediat turke se ai do të arrestohet së bashku me të atin, Sermet Shukur.

shukur

Prokuroria e Përgjithshme firmosi urdhër-arrestin me burg diten e djeshme, duke e akuzuar Hakan Shukur se është pjesë e organizatës terroriste FETO. Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e futbollistit në Stamboll ndërsa ai aktualisht jeton në SHBA.

hakan-sukur-4

Edhe banesa e të atit në Sakarya është kontrolluar dhe mësohet se gjatë kontrollit nuk as ai nuk është gjetur. Ish-sulmuesi i cili ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës te Gallatasaraj, hyri në politikë pas tërheqjes nga sporti.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama