Akini i lumtur

Akini i lumtur
Një shi çmimesh ra mbi regjizorin gjermano-turk, Fatih Akin: Çmimi gjerman për montazhin, për skenarin, për regjinë, për filmin më të mirë. Katër "Lola" iu dhanë Akinit për filmin "Auf der anderen Seite" (Në anën tjetër): I çarmatosur pas këtij sulmi, Akin do të thoshte. „Unë ndjehem triumfues, i çarmatosur, i lumtur: Sot po fluturoj, por sonte lejohet. Është diçka e paçmueshme, prandaj unë duhet të gëzohem për secilin çmim." Hamburgezi me prejardhje turke ia përkushtoi çmimin edhe bashkatdhetarëve turq: "Unë e kam thënë: të dashur bashkatdhetarë, të dashur qytetarë, kjo na takon të gjithëve së bashku."

Filmi  Hanami – Kirschblüten (Hanami - Lule qershie) i Doris Dorriet ishte fituesi i dytë i mbrëmjes. Drama tregon për një çift të moshuar, që jetojnë të shkëputur nga fëmijët e që krejt papritur i ndan vdekja nga njëri-tjetri. Filmi ishte i propozuar për gjashtë çmime, por si përfundim mori vetëm tre, mes tyre edhe "Lolën e Argjendtë" për filmin më të mirë.  Doris Doerrie kishte pritur më shumë: „Çfarë ndjeja? Dikur i zhvesha këpucët sepse nuk prisja më të merrja ndonjë çmim. Dhe  mendoj se kjo i bën shumë mirë karakterit tim. Tani do të zbardh dhëmbët dhe gjithçka do të jetë në rregull. Në veçanti gëzohem për Elmarin. Do të kisha plasur nga inati, në se Elmari nuk do të merrte një çmim "Lola". Aktori kryesor i filmit Elmar Wepper, që fitoi "Lolën e Artë" e çmon shumë lart punën e Dorriet. „Është një film poetik, që e trajton një temë kaq të thellë me kaq lehtësi. Kjo për mua është diçka e mrekullueshme."

Nina Hoss fitoi gjithashtu "Lolën"  si aktore kryesore në filmin Yella, rol, për të cilin ajo mori edhe ariun e argjendtë të Berlinales. Për rolin më të mirë dytësor u nderuan Chritine Schorn (Frei nach Plan) dhe Fredercik Lau (Die Welle). Dokumentari më i mirë u shpall filmi i Bettina Blümner „Prinzessinenbad“, që trajton  jetën e tri vajzave adoleshente nga lagjja berlineze, Krojcberg.

Me gjithsej gati 3 milionë eurot ky është çmimi më i lartë për kulturën në Gjermani.

Gust, Frauke / Berlin (RBB)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama