Ajeti mungon ne Kupen e Italise Mihajlovic e le jashte listes

Ajeti mungon në Kupën e Italisë, Mihajloviç e lë jashtë listës

Alind Ajeti do të mungojë në ndeshjen e radhës me Torinon dhe shkak për këtë duket se bëhet dëmtimi që mori pak ditë më parë në takimin miqësor me anglezët e Hall Sitit.

arlind ajetiNë këtë sfidë Ajeti dëmtoi pulpën e majtë dhe kjo e detyroi të bënte stërvitje të diferencuar.

Mediat italiane shkruajnë se ai nuk është në listën e 23 të thirrurve të Mihajloviçit.

Sipas portalit të specializuar të merkatos "Tuttomercatoweb", mbrojtësi është i padisponueshëm për trajnerin e Torinos në ndeshjen e së shtunës mbrëma (ora 20:30) që do të luhet ndaj Pro Vercelit - për turin e tretë paraelimintaro të Kupës së Italisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama