Refren...

Jashte bie shi. Une i kam perkulur mosfjalet tona dhe i kam fshehur nen tryeze. Mbi te darka jote e ftohur pret akoma. Jam mbledhur kulac mbi poltrone dhe nen gishtat e mi pulsantet e telekomandes levizin nje nga nje figurat ne televizor.
E kam lene dritaren hapur qe te degjohet edhe me zhurma e shiut. Se une e dua shiun!
Ne telefon zeri yt me erdhi i cuditshem qepare kur me lajmerove kthimin tend pas ores dhjete. Ka trokitur mesnata dhe une jam e ndergjegjeshme mbi vonesen tende.
Trendafili i bardhe qe zgjodha ate dite nuk paskesh qene me i pastri. E kuptoj tani qe prehet ne vazon time, pa arome...Aroma ka bredhur tutje, shtreterish te tjere...
Jashte bie shi. Ti kthehesh gati ne ag dhe me sheh te fjetur ne
poltrone... te ngrire si nje cope akulli...Me merr ne krahe dhe une zhys fytyren ne gjoksin
 
tend. Ti me peshperit "te dua" ne vesh... nje "te dua" te zjarrte ashtu si aroma e tjetres mbi kemishen tende. E ndiej zemren te me gremiset per te milionten here...
"Te dua" - peshperis. Nje "te dua" plot ankth, dhembje, poshterim...plot perulje...plot mohim.
Ti rreshqet prane meje ne shtrat dhe pas se puthures se pernateshme kthehesh nga ana tjeter. Te ze gjumi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama