Agostineli Skenderbeu si Barcelona Partizani si Atletiko Madrid

Agostineli: Skënderbeu si Barcelona, Partizani si Atletiko Madrid

Shpeshherë bëj batutë me lojtarët e mi, që Barcelona është Skënderbeu dhe ne jemi Atletiko Madrid", kështu është shprehur trajneri i Partizanit, italiani Andrea Agostineli, i ftuar në emisionin "Ora Skaner" në "Ora News". agostineliSipas trajnerit të të kuqve, Skënderbeu është një ekip më i kompletuar në aspektin teknik, ndërsa Partizani bën një lojë që luan fizikisht më mirë dhe është më agresive. Penalltia - Ndërkohë, trajneri komentoi edhe 11- metërshin e akorduar në favor të Skënderbeut, në ndeshjen ndaj Bylisit.

"Do të isha hipokrit nëse do të shprehesha se ishte 11- metërsh, pasi nuk është i tillë. Por, këtë e them jo për të hapur polemika, pasi Skënderbeu arriti të fitonte 3- 0 dhe mund të kishte fituar me këtë rezultat edhe nëse nuk do të ishte akorduar ai 11-metërsh", tha trajneri që u kërkoi gjyqtarëve që në këtë pikë të kampionatit të gabojnë sa më pak.

"Jemi katër javë nga fundi i kampionatit dhe arbitrat, lojtarët, por edhe në trajnerët duhet ta gabojmë sa më pak të jetë e mundur, pasi nuk ka më kohë për të rikuperuar", vazhdoi tekniku.

Derbi

Një vëmendje të veçantë tekniku i ka kushtuar ndeshjes së nesërme ndaj derbit, por edhe përgjegjë- sisë që ai ka për rezultatet e skuadrës.

"Unë kam një mentalitet fituesi dhe skuadra ime në çdo ndeshje hyn me këtë objektiv në fushën e lojës. Megjithatë derbi është ndryshe, pasi ajo luhet për tifozët, por ka edhe pikët brenda saj, sidomos në një moment të tillë kur është fundi i sezonit. Ne do të zbresim në fushë për të fituar në këtë sfidë edhe pse Tiranën e kam parë në formë.

Por, derbi nuk luhet vetëm duke vrapuar, por edhe në aspektin psikologjik. Cila skuadër do të mbajë presionin më shumë do të fitojë. Para derbit unë edhe mund të shkoj të ha një picë, pasi lojtarët e dinë vetë si mund të motivohen në prag të një takimi të tillë. Natyrisht që presioni është më i madh mbi ne", ka theksuar italiani.

Titulli

Përveçse një takim që duhet fituar për tifozët, derbi është i rëndësishëm edhe për objektivin e të kuqve, që janë vetëm dy pikë larg vendit të parë.

"Nëse fitojmë ndaj Tiranës, nuk do të thotë se fituam kampionatin, por edhe nëse humbasim, nuk e humbim titullin. Matematika flet në këtë rast. Por, askush nuk bën dot llogari, pasi asnjë nuk besonte se Skënderbeu do të humbiste ndaj Tërbunit në shtëpi. Ka ende ndeshje, por e pranoj se një fitore me Tiranën na jap shumë eufori, ndërsa një humbje na çon në pesimizëm", ka thënë ndër të tjera Agostineli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama