Agon Mehmeti i bashkohet kombetares shqiptare

Agon Mehmeti i bashkohet kombetares shqiptare

Kombëtares shqiptare do t’i shtohet edhe një emër i ri. Pas Loret Sadikut, edhe Agon Mehmeti do t’i bashkohet ekipit kuqezi. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi kosovar, i cili javë më parë është pajisur me pasaportë shqiptare. “Të dashur dashamirë të futbollit, me krenari ju njoftoj se unë jam bërë pjesë e kombëtares shqiptare”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në Facebook. Mehmeti, i cili gjatë kësaj vere iu bashkua ekipit portugez, Olhanense, më herët ka luajtur për ekipin U-21 të Suedisë. Ish- sulmuesi i Malmos, Palermos e Novaras, me 2 shtator pritet të grumbullohet me Kombëtaren shqiptare, për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Islandës, që do të luhen në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama