3 pike sigurie per Lacin Vllaznia rikthehet te humbja

3 pikë sigurie për Laçin, Vllaznia rikthehet te humbja

Ndeshja e futbollit, Vllaznia-Flamurtari i Vlores, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne fushen sportive "Reshit Rusi" ne Shkoder. /r/n/r/nAlbanian Super League football match Vllaznia vs Flamurtari of Vlora, 2-1 at the "Reshit Rusi" stadium in Shkoder.Laçi ka arritur sot një fitore mjaft të rëndësishmë në shtëpi përballë Vllaznisë ku ka fituar me rezultatin 3-2. Kurbinasit i janë larguar kështu zonës së ftohtë në rënditje dhe tashmë mbajnë vendin e 6 në klasifikim me 34 pikë.

Një ndehsje e cila ka qenë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat dhe në fund ka sjellë edhe shumë gola. E para që kalon në avantazh ishte Vllaznia me Markun, por Laçi brenda pak minutave shënon dy gola të shpejtë me Nimanin dhe Cetkoviç duke përmbysur gjithçka që në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ka qenë edhe më interesante. Kurbinasit ishin më kërkues dhe gjejnë edhe golin e tretë me Nimanin i cili ka realizuar një dopietë në këtë takim. Vllaznia nuk dorëzohet dhe në minutën e 90 Dibra ngushton diferencat në 3-2.

Kur gjithçka po i drejtohej fundit është Shtubi9na që ka shansin t'i japë 1 pikë skuadrës së tij, por i vetëm përballë Selmanit gabon duke shpërdoruar një mundësi ideale. Mbyllet gjithçka 3-1 dhe Laçi ngjitet në kuotën e 34 pikëve e ndjekur nga Vllaznia me 32.

Minutat:
90´ GOOL VLLAZNIA. Dibra ngushton diferancat.
64´ GOOOL LACI. Zefi gjuan nga distanca, por grushton portiueri i Vllaznisë, aty përfiton Nimani i cili me një qetësi e dërgon topin në rrjetë.
50´ Krymi shkakton faull në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
Mbyllet pjesa e parë, Laçi-Vllaznia 2-1
29´ GOOOL LAÇI, përmbys Cetkoviç. Malazezi përfiton nga një rrëmujë brenda zonës, godet tokazi dhe realizon. 2-1 për Laçin.
25´ Veliaj ndërhyn në mënyrë të parregullt në mesin e fushës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
22´ GOOL LAÇI. Olsi Gocaj kroson nga krahu i djathtë, Nimani kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Barazohen shifrat.
15´ GOOL VLLAZNIA. Krosim i Bardullës nga krahu i djathtë, Selmani e devijon dhe topi shkon te Marku i cili me kokë e shtyn drejt rrjetës. Në avantazh Vllaznia
12´ Lojë e ashpër, dyluftime, por ekipet qëndrojnë shumë larg portave respektive.
07´ Cela kroson nga krahu i majtë, Gocaj godet me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Rrezikshëm Laçi.

LIVE' Laçi - Vllaznia 3-1
Golat: Nimani 22´ 64´ Cetkoviç 29'/ Marku 15´

Laçi: Selmani, Ademir, Buljan, Sheta, Çela, Gocaj, Zefi, Veliaj, Sefgjini, Cetkoviç, Nimani Trajner: Ramadan Ndreu
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Vrapi, Cicmil, Marku, Krymi, Tafili, Bardulla, Vecaj, Kalaja, Shtubina Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Ergin Doda, Alfred Shkreta, Klajdi Kola


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama