Lulja e Kujtimit ne TKOB

'Lulja e Kujtimit' ne TKOB
Në datat 28, 29 shkurt dhe në datat 2, 3 mars në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të rikthehet në skenën e operas shqiptare "Lulja e kujtimit", e cila u vu për herë të parë në skenë në vitin 1961. Vepra, e cila pritet të ketë një frymë të re me në qendër atdhetarinë, ringjitet në skenë pas 51 vitesh. Ajo vjen me muzikë të "Artistit të Popullit" Kristo Kono, nën dirigjimin e Eno Koços dhe drejtimin artistik të Mihal Luarasit & Met Xhelilit. Vepra, e cila për më shumë se pesë dekada i ka munguar skenës shqiptare, do të ketë artistë të njohur, të cilët do të përcjellin një frymë të re por dhe këndvështrim tjetër.

Kristo do të interpretohet nga Solen Alla & Armando Likaj, Olimbia nga Ramona Tullumani & Emiljana Palushaj, Dhimitri nga Denis Skura, Julian Gjodeshi & Elson Braha, në skenë do të jenë dhe artistët Irida Dragoti, Enkelejda Katroshi, Ardina Kamberi, Erlind Zeraliu, Ogert Islami, Luan Sula, Manjola Konjari. Këtë herë "Lulja e kujtimit" do të vijë ndryshe nga 51 vite më parë, pasi kanë ndryshuar dhe kohët". Opera "Lulja e kujtimit", shënon për herë të parë trajtimin e temës patriotike në muzikën skenike shqiptare. Kjo është vepra e parë shqipe e TKOB-së që ngjitet në skenë në kuadër të aktiviteteve që do t'i kushtohen 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Për rezervime telefononi në:
Tel.: +355 42 227 471 & 42 225 85

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama