Pavarësisë

Pavarësisë

Në vështrimin e shndërrimeve letrare kapërcyelli i shekullit të 20 është një kohë veçanërisht e shënueshme. Më 1900 vdes Naim Frashëri. Po në këtë vit Fishta boton shkrimet e para, kurse vetëm një vit më parë lind Lasgush Poradeci, poeti më i madh modern shqiptar. Pra, me mbarimin e shek. XIX përmbyllet letërsia e Naimit dhe një periudhë e letërsisë shqiptare. Këtu është një prerje ndërmjet letërsisë së Naimit (romantike) dhe letërsisë që nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnë Konica, Fishta, Çajupi, Asdreni, Noli e M. Frashëri me një letërsi joromantike. Të parën e karakterizon ideja kombëtare, kurse të dytën ideja shoqërore apo ideja njerëzore. Kjo e dyta është periudha e letërsisë së pavarësisë që do të zotërojë ngadalë katër dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX.

Në vështrimin kulturor-historik e në vështrimin strukturor, letërsia e pavarësisë nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën, kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja, gjuhë të re poetike dhe efektin estetik të letërsisë, që ndërton në thellësinë e vet identitetin e botës shpirtërore shqiptare.

Letërsia e Pavarësisë shqiptare është një periudhë letrare që vjen pas periudhës së Rilindjes që kurorëzohet me letërsinë e Naim Frashërit. Kjo periudhë letrare shkallë-shkallë ngre dallimet me letërsinë pararendëse dhe forcon karakteristikat e veta ideore e strukturore.

Përurues dhe nismëtar i kësaj periudhe është Faik Konica me Albaninë e tij (1897-1909), ku boton autorët e 1900-ës, madje dhe komenton këtë letërsi të re në revistën e tij. Kështu, Konica bëhet edhe teoriku e kritiku i parë dhe i pakontestueshëm i kësaj letërsie. Në një artikull të vitit 1906, "Kohëtore e letrave shqipe", si dhe në interpretimet e veprave të Çajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vëren se letërsia e re lirohet nga zotërimi i ideologjisë kombëtare të romantizmit. Kjo letërsi artikulon dallimin ndërmjet veprimit atdhetar dhe krijimit letrar estetik. Prandaj Letërsia e Pavarësisë, që në nismë, shqipton kërkesën e krijimit të letërsisë si vlerë më vete, pa marrë parasysh qëllimin. Në anën tjetër, edhe qëllimi fillon të pretendohet që të arrijë nëpërmjet frymës kritike e jo frymës himnizuese, si dhe brendapërbrenda shoqërisë shqiptare dhe shpirtit të kombit.

E shfaqur qoftë si trashëgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), qoftë si realizëm me frymë kritike (Çajupi, Noli) qoftë në trajtë neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo në trajta të papara të modernizmit në prozë (Koliqi, Migjeni, Kuteli), Letërsia e Pavarësisë shqiptare, që zotëron gjysmën e parë të shekullit XX ka dy karakteristika themelore:

Krijimin e trajtave e të strukturave të reja letrare
Krijimin e vetëdijes (ndërgjegjes) letrare që letërsia është krijim i veçantë estetik pa marrë parasysh qëllimet. Kjo dëshmohet me veprat letrare dhe me interpretimin e tyre letrar.


 Marre nga :www.letersia.fajtori.com

Milosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

Vetmija

Vetmija

Më plak mërzitjaqë vetmia më sjell;përbuzja, urrejtjatë gjith sendet m'i mbështjellqë kam shumë anmiqtë liqnë këto sende pa shpirt,Nuk flasin.As sy s'kanë.Po mue më bahetse aty jan

23 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Kanga që S'kuptohet

    Kanga qe Skuptohet

    U vodh kanga nga zemra e kombit,shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit,qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit,i mbyti në lotë shpirtënt që ndje

    23 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Frymëzim i Pafat

    Frymezim i Pafat

    Frymzim' i em i pafat,që vjen e më djeg mu në gji,për kë po më flet? për kë të shkruej?përse po më ban që kaq të vuej?pse vjen e më djeg mu në gji,frymzim' i em i pafat? P&eu

    23 vite më parë | Lexo më shumë »

Fan S. Noli

Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924

Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli ne Parlamanetin Shqiptar ne 1924

E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan. E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klas&e

17 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Sofokliu

    Sofokliu

    Sofokliu ishte budalla, Kur u mplak, edhe Kupidi e la, Tha: "Shpëtova nga një maskara!" Goja, pra, iu tha. Sofokliu nuk e kishte mirë: Plaku s'ka takat, po ka dëshirë, Gjalpë s'ka po ka një pus me hirr&e

    23 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Fryn moj Erë

    Fryn moj Ere

    -Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë? Pse vërshëllen me aq mallëngjim? -Vij drejt nga malet e Shqipërisë, për të përhapur zi e vajtim. Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn, drejt më

    23 vite më parë | Lexo më shumë »

Lasgush Poradeci

Kur në Flakë

Kur ne Flake

Kur në flakë të qiririt zë mendonem net-për-net Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret Prej skëterrës se pa matë më del bot' e ëndërruar, vetëm ti, o

23 vite më parë | Lexo më shumë »
  • E mora Shoqezën Përkrah

    E mora Shoqezen Perkrah

    E mora shoqezën përkrah, E matmë rugën ca-nga-ca, Sikur na ndillte larg diçka. Pa zu dita perëndoj, Pa zu nata na mbuloj, Pa zura shoqen ta pushtoj. Përse buçet liqer i qet! Liqer, ti ç'thua ndaj

    23 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Gjarpërushja

    Gjarperushja

    Haj të mirremi për dore, Nep-ma zemrën që ma more, Gjarpërushe pikëlore M'u vrapo q'andej matanë, më qëndro në zemër pranë, M'i vështro sa lot më lanë. Të fjalonemi n

    23 vite më parë | Lexo më shumë »

Gjergj Fishta

Gomari i Babatasit

Gomari i Babatasit

Ju rrugaca sallahana vagabonda shakllabana rricna t'ndyet, mikrobe të kqi qi të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dh&egra

23 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Burrnija

    Burrnija

    Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem, Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta T'cepit t'shpulpuem, Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit, Zymtë e me i

    23 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Shqipnia e Lirë

    Shqipnia e Lire

    Do t'valvitet m'Kaçanik M'Kaçanik, po, do t'valvitet Kuq e zi Flamuri i shqyptarëvet, Përse toka, shqyp ku flitet, Ajo vetë asht, qi prej t'Parvet Trashigim na e kemi pasë: Mbrendë i huej, jo, ma s'do t'shklas&e

    23 vite më parë | Lexo më shumë »

Faik Konica

Faik Konica: Vallë anarkia ku do ta shpjerë vendin?

Faik Konica Valle anarkia ku do ta shpjere vendin?

Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë.Që të tre u çduknë.

13 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Ju tregoj Grekërit...

    Ju tregoj Grekerit...

     Prej disa kohesh ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre ceshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqipe

    14 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Apolineri flet per Konicen

    Apolineri flet per Konicen

    I veçantiNga të gjithë njerëzit që kam njohur dhe i kujtoj me kënaqësinë më të madhe, Faik Beg Konica është njëri prej të vecanteve. Ai lindi në Shqipëri, rreth 40 vjet

    17 vite më parë | Lexo më shumë »

Mitrush Kuteli

Edhe unë jam patriot

Edhe une jam patriot

Edhe bile, raki të fortë, pa një pikë ujë! Në keni për të pyetur për patriot të vërtetë, unë jam! Unë jam e s’ka tjetër! Dhe jo vetëm s’ka, po as do të k

15 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Si neser...

    Si neser...

    Do te peshperite era ndaj mbremje si nj'here,prej valesh do ngrohet hena si sot,me iskra prej bryme do mbuloj' mermeredhe bota do jete si ish dhe qemotSi neser do shtrihet lendina per mbi varrVale-dheu do zene t'palosen ngadale,do ende parevera e lul

    17 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Sime shoqe

    Sime shoqe

    Kaq afër jemi, por kaqë largTë lutem mos më prit-Na ndajnë terre rreth e qarkDhe yll për mua s’ndrit. Përse ta lidhësh fatin tëndMe një pafat si unë,Kur di se emri im u shëmbMe dhun

    17 vite më parë | Lexo më shumë »

Nonda Bulka

Njëqind flamurë pa një

Njeqind flamure pa nje

Ishte ditë vere në një nga qytetet më të mëdha të Arnautistanit. Ecja filli vetëm duke menduar për hallet e kusuret e këtij vendi heroik, por shumë fatkeq. Vapa përvëlonte. Djersët

17 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Vija e vdekjes

    Vija e vdekjes

    Ofiqari i gjëndjes civile është zëvëndësi i Perëndisë në tokë. Me të marrë vesh se vdiq një njeri, i heq një vijë të kuqe emrit të tij dhe mbaroi puna; ai njeri shko

    17 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Kur Duçja piqet me Hitlerin

    Kur Ducja piqet me Hitlerin

    Dy diktatorët më të mëdhenj të Evropës u poqën në Venedik. Shtypi i botës u muar me këtë pjekje diplomatike. Se shpesh herë udhëtime të tilla vendosin fatin e mirë ose të

    17 vite më parë | Lexo më shumë »

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama