Apolineri flet per Konicen

I veçanti
Nga të gjithë njerëzit që kam njohur dhe i kujtoj me kënaqësinë më të madhe, Faik Beg Konica është njëri prej të vecanteve. Ai lindi në Shqipëri, rreth 40 vjet të shkuara (1875) nga një familje që i kishte qëndruar besnike besimit katolik”.

Revista “Albania”
Faiku vazhdoi studimet, por pasi ishte i mbushur plot dashuri për vendlindjen Shqipëri u kthye në Turqi, ku u angazhua në veprimtari anti qeveritare, dhe u dënua dy herë me vdekje në mungesë. Ai u kthye perseri në Francë, për gjuhën dhe letërsinë e së cilës kishte njohuri të shkëlqyera. Në Francë, Faiku krijoi lidhje të ngushta me çdo njeri që kishte të bënte me Shqipërinë. Megjithatë, ai pa se shkalla e lirisë së individit që lejohej në Francë ishte e pamjaftueshme, dhe shkoi në Bruksel, ku në Rue d’Albanie themeloi revistën Albania, e cila fillimisht trajtoi çështje politike dhe pastaj edhe më gjërë duke përfshirë çeshtjet e letërsisë, historisë dhe filologjisë. Me këtë Faiku e rigjallëroi jashtëzakonisht lëvizjen shqiptare. Duke pastruar gjuhën shqipe nga fjalët e huaja e parazitare që kishin vërshuar në të, Konica arriti brenda pak vitesh ta shndërrojë ate nga një dialekt te ngushtë në një gjuhë të bukur, të pasur e mjaft shprehëse”.

Në stacionin policor
Megjithatë, liria ashtu siç kuptohej ajo në Bruksel, nuk e kënaqi Faikun më shumë se sa liria që kishte provuar në Paris. Një ditë ai e pati punën keq kur një polic e ndaloi në rrugë. “Nga jeni?”, e pyeti polici. “Albania”, u përgjegj Faiku. “Adresa?”, e pyeti perseri polici. “Rruga Albania”, ia ktheu Faiku. “Profesioni?” “Redaktor i Albanias.” thote Faiku. “Po talleni me mua?”, reagoi polici i zemëruar. Dhe patrioti shqiptar e kaloi atë natë në stacionin e policise derisa çështja u sqarua”.

Takimi i parë
Unë nuk e kisha takuar ndonjëherë. Ai më kishte ftuar për të kaluar disa ditë me të, dhe pati premtuar të më priste në stacionin e trenit. Ndonjë shenjë ishte e nevojëshme nga e cila unë mund të dalloja se ishte ai. U morrëm vesh që Faiku të vendoste në jaken e xhaketës një lule. Treni me të cilin po udhëtoja arriti shumë vonë, dhe në stacionin Viktoria unë pashë se të gjithë zotërinjtë në platformë mbanin lule në jakat e xhaketave të tyre. Si do ta dalloja une mikun tim shqiptar?, pyeta veten. Atehere mora një taksi dhe mbërrita në shtëpinë e Faikut pikërisht në kohën kur ai po dilte për të blerë lulen.”

Drekat, shëtitjet dhe bisedat
Faik Beg Konica kishte një pasion për klarinetën dhe oboen. Në dhomën e ndenjes ai kishte një koleksion të vjetër të këtyre instrumenteve. Para dite, ndërsa prisnim të vinte koha e drekës, e cila gjithmonë shtrohej me vonesë, Faiku luante melodi të vjetra, ulur pranë tryezës me sy gjysmë të mbyllur e me pamje mjaft serioze. Dreka ishte “a l’albanise”, me fjalë të tjera, e bollshme e pafund. Çdo dy ditë për ëmbëlsirë kishim qumështor, që unë nuk e pëlqeja aspak.
Faiku e donte shumë. Ditët e tjera kishim një lloj keku që unë e pëlqeja shumë.
Faiku nuk donte as ta shikonte me sy. Drekat zgjasnin aq shumë sa unë nuk pata mundësi të vizitoja qoftë edhe një muzeum në Londër – ne arrinim atje pikërisht në kohën kur dyert mbylleshin. Megjithatë, ne bëmë shetitje të gjata dhe une pata rastin të njihem me intelektin e lartë e të përkryer të Faik Konicës.”

Miqësia ndaj meje
Mua më bënte gjithnjë e më shumë përshtypje miqësia që Faiku tregonte për mua. Unë isha në gjendje t’a kuptoja se ajo ishte një ndjenjë e pastër që rridhte natyrshëm prej tij. Thuajse si të gjithë shqiptarët me prejardhje nga familje te njohura, Faiku kishte prirjen për t’u pushtuar nga mania e persekutimit, shqetësimi i madh deri në dëshpërim. Dhe shqetësimet e tij merrnin forma nga më të çuditëshmet. Pasi blente diçka në dyqan, Faiku gjithmonë largohej me frikën se shitësi do të vraponte pas tij per t’a akuzuar se e kishte vjedhur mallin.
“Si do t’ja provoja se nuk e kisha vjedhur?” thoshte gjithmonë Faiku.

Shtypshkronja me germa platini
I ngopur me Brukselin, Faik Beg Konica u nis për në Londër. Ai e braktisi shtypshkronjën e tij të mrekullueshme, e përbërë vetëm nga gërma platini me të cilat ai vetë hartoi dhe shtypi një numër librash të formatit të vogël, libra jashtëzakonisht të rrallë. Kjo veprimtari pati jetë të shkurtër pasi punëtori i tij i vetëm në shtypshkronjë u tregua i pakujdesshëm dhe pllakat me gërmat e rralla u prishën”.

Konica dhe feja
Kjo Shqipe” (“Chkipe”) u rrit në Francë dhe rreth moshës 20 vjeç ishte mjaft fetar sa që një herë kishte shfaqur idenë për të hyrë në Grande-Chartreuse, manastir katolik në veri të Grenobles. Megjithatë ai nuk hodhi asnjë hap në këtë drejtim. Gradualisht përkushtimi ndaj fesë u shndërruar jo në indiferentizëm, por në një lloj anti-klerizëm si ai i Merimesë”.

(*)Disa nga kujtimet e Apolinerit për Konicën shkruar rreth vitit 1912, përfshirë në librin “APOLLINAIRE Poet Among the Painters”, nga Francis Steegmuller

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama