Ju jeni këtu: Kreu » Letersia » Rilindja
Rilindja
Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.
Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.
Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.
Marre nga : www.letersia.fajtori.com
Naim Frasheri
Bageti e Buqesia
O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbërua
Lutja e Naimit
Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,Butësinë, miqësin&e
4 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Zogu dhe Djali
Një zok të bukur zuri një djalë, Ay po dridhej dh'e i thosh ca fjalë: "Nukë të vjen keq që jam i mitur, Si ti i vogël e s'jam dhe rritur? Jam bir i vetëm e mëma më pret, E kam lën&
9 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Andon Z. Cajupi
Ujku dhe Qengji
M'i forti në këtë jetë, punon dhe bën si do vetë. Një qengj i majmë shumë pi ujë në lumë. Një ujk u lëshua dhe iu afërua: Uria e kish shtrënguar dhe kish dalë pë
Korbi dhe Dhelpra
Tek një lis sipër në majë korbi qëndroi të hajë një copë djathë që mbante në qeft. Kur nisi të hante, shkon një dhelper' e mallëkuar, se i ra erë djathë i vjeshtuar.
9 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Njeriu dhe Fytyr e vet
Një njeri pa mënd në kokë, mburrej e lëvdohej vetë, pandehte me të vërtetë q'ish i bukur e s'kish shokë, ndaj ishte shum' i gëzuar. Vërtet pasqyra s'kishte mëshirë ta tregonte t&eu
9 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Sami Frashėri
Dituria
Dituria është që e bën njerinë të quhet njeri e të çquhetë nga të gjithë kafshët'e- tjera, të cilatëë lëvizin dhe ecin'e han'e pinë edhe ato si edhe njeriu. Sa do
Qyteteri e evropianevet
Qytetëritë që treguamë gjer tani, duke vënë radhazi me qytetërin’ e Evropjanëvet, janë si foshnja të dështuara kundreq njerëzve t’ariturë; po, me të qënë n&eu
4 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Qyteteri e grekeve
Thamë në Fletoret që shkoj ç’është qytetaria, ku është çpikurë më parë edhe qysh ka qenë qytetëri e kombeve të vjetërë t’Asis’e t’Afrik&e
4 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Luigj Gurakuqi
T falun atdhetarit te Kosoves
(Për të mira qi â tuj u-përpjekë me bâ për gjuhë shqipe) Sado nen êmën i t’Kosoves je mbluePo m’dan prej Shkodrës s’ime;Vllaznisht po t’falem pra qi ke fillueMe i pr&u
Dallendyshja u kthye
Ti dallëndysh’s je porositun Vendin t’and me shkue me t’ pa, Nepër Shkodër me shetitun, Mbi vorr t’prindvet për me qa, N’shkoll’e n’ shpi nji her’ m’u ndalë, Me miq t&rs
4 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Shtepise sime
Te ti m’flutron mendimi,o shpiza e ime , Kur vjen ma i thershëm malli me m’trazue; Te ti,ku nisa s’parit me jetue, Ku qela sytë, ku u reva ,e pata gzime. Gjith her’ ndër mend t’ kam ty,ku laq kujtime T
4 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Asdreni
Vlores
Ti je balli me florinj, ti je lulja e Shqipërisë dhe trumbeta e lirisë. Pleq që ngjalle dhe të rinj, tërë kombi të sjell nder, me lavd emrin ta ka shkruar se ti trime vet' me duar fij't e flamurit ke tjerr! J
Sa te dua o Shqiperi
Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë! Se për mua, o Atdhè, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhè shpirt
9 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Himni i Flamurit
Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë me një qëllim, Të gjithë Atij duke u betuar, Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet, Që është lind
9 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Ernest Koliqi
Dante e ne shqiptaret
Tue u besue kujtimeve t’mija të largëta, kur isha mësues i letërsisë shqipe në gjimnazin shtetnor të Shkodrës (prej tetë klasësh: unë jepja letërsi shqipe, nga 1930 me 1933, në tr
Lutja e Deshprueme
Ju qi keqas t’vorrosun keq flêni nder murrânambi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,deshmor‘, q’êmën t’lavdishem keni thadrue n’gojdhâna,nën d
4 vite mė parė | Lexo mė shumė »
Tingellimit
Tingëllim, bukurija kurr s't'humbasëqyshse Danti t'amshoi me t'madhen lyrë:prej dashunije fshân gjithnji kur hasëBeatriçen kah përshndet' me aq t'âmbël mnyrë; n'ty ende qán Petrarka e vaj
4 vite mė parė | Lexo mė shumė »












