Në qendër të veprës ndodhet familja e një shkrimtari, të cilit, me gjithë problemet ekonomike, i duhet të bëjë një operacion. Për të shpëtuar jetën e tij ai merr hua një shumë parash, por të cilat më pas do t'i duhet t'i shlyejë. I shtyrë nga rrethanat, mendja e këtij artisti inskenon rrëmbimin e fëmijës së doktorit, i cili e operoi.
Ai mendon se gjithçka do kalojë me mirëkuptim dhe humor, pas kthimit të fëmijës në familjen e prindërve të tij. Por gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishte parashikuar ai, pasi djali i vogël i doktorit zhduket.
Në këtë moment publiku do të njihet edhe me një tjetër familje të varfër shqiptare, fqinje të shkrimtarit.Të detyruar nga kushtet ekonomike, ata bien dakord të birësojnë djalin e tyre më të vogël tek një familje e pasur italiane. "Familja në shi" është premiera e dytë e TKK-së, i cili ka prioritet autorët dhe dramaturgët shqiptarë.
Teatri Shqiptar Shkup shfaq: "Netë Shqiptare" mbi krijimtarinë e Konicës, Kutelit dhe Çetës. Regjizor Enton Kaçaj. Në datën 25 dhe 26 shkurt ora 19:00 salla "Kadri Roshi" e Teatrit Kombëtar, do të jepet shfaqja "Menaxheria e Qelqtë" nga Terens Williams, regjizor Lorin Terezi - fitues i çmimit të parë në festivalin e të rinjve 2011.
Për rezervime telefononi në:
Tel.: +355 42 278 158
Orari i Biletarisë 10:00-13:00
& 17:00-19:00.