Ekspozita e perhershme e piktorit Voci

Ekspozita e perhershme e piktorit Voci
Piktori Leonard  Voci ka hapur në "Sheraton and Toeers" në Tiranë një ekspozitë vetjake të artit modern. Ekspozita përmban punime të ndryshme të kornizuara dhe të pakornizuara të piktorit, skica erotike, piktura në papirus të përmasave të ndryshme. Ajo që bie në sy në ekspozitat e piktorit Voci, veç numrit të madh të tablove të ekspozuara, përveç gjuhës artistike të veçantë, është dhe koloriti i pasur i ngjyrave, që sjell kurdoherë në çdo prezantim, një panoramë të bukur artistike. Piktori Voci, i cili ndër të tjera ka studiuar dhe ushtruar veprimtarinë e tij edhe në Gjermani , është cilësuar nga shtypi vendas edhe si mjeshtër i ngjyrave.

Për piktorin nga Bajza e Shkodrës, shtypi gjerman ka shkruar jo pak herë me notën e kritikës së pikturës dhe herë me nota spektakolare biografike. Ai ka hapur shumë ekspozita vetjake në shumë vende të ndryshme të botës. I vlerësuar në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, piktori Leonard Voci, sipas kritikës shqiptare, sjell një tjetër imazh të pikturës shqiptare në shekullin e 21.

Ekspozita është e hapur çdo ditë nga ora 10:00 – 15:00 para dite, dhe nga ora 18:00 – 22:00 pas dite. Tel.: 068 2680 602; 068 2929 606.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama