Letra Dashurie ne Teatrin Kombetar te Komedise

'Letra Dashurie' ne Teatrin Kombetar te Komedise
Ditën e enjte, më 8 mars, ora 19:00, Teatri Kombëtar i Komedisë, për të na kujtuar magjinë e letrave të dashurisë, që në shekullin XXI janë të rralla, do të japë shfaqjen "Letra dashurie", me regji të Kastriot Çipit, me aktorët Eni Jani & Neritan Liçaj. E gjithë shfaqja, përmes leximit të letrave që janë elementi simbolik i shfaqjes është një mënyrë e re e komunikimit me spektatorin.

"Nuk është një dashuri e letrave rozë, është dashuria e parë me të gjitha sfidat që i vendos jeta". Aktorët do të lexojnë letrat që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin për rreth 50 vjet, duke zbuluar kështu karakteret e tyre dhe historinë e përbashkët.

Autori Albert Ramsdell Gurney e ngre në veprën e tij edhe problematikën e magjisë së të shkruarit të letrave, në një kohë kur email-i apo sms po i zbehin marrëdhëniet. Personazhet ulen në tryeza dhe lexojnë letra, kartolina dhe pusulla që i kanë shkruar njëri-tjetrit për pothuaj 50 vjet.

Për më tepër informacion:
04 227 81 58.
Orari i Biletarisë 10:00-13:00
17:00-19:00

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama