Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Fshehja e së vërtetës nuk na nderon

Shkruar nga: Mustafa Nano  
Botuar më: 14 vite më parë

Mustafa Nano
Fshehja e së vërtetës nuk na nderon

Zululand

S’po mbetet njeri pa e thënë të vetën lidhur me atë që ndodhi në Himarë. Pala greke u përgjigj me një ngut të hatashëm, flakë për flakë, aq sa mua m’u duk se në një renditje kronologjike në fillim ishte qëndrimi i Ministrisë së Jashtme në Athinë, e pastaj erdhi vetë ngjarja tragjike. Më tej u dha me hov prifti Janullatos, në record-et e të cilit nuk gjenden reagime në të nxehtë pas vrasjeve, që kanë për sfond urrejtjen etnike. Ishte një ndërhyrje krejt e pakujdesshme nga ana e tij, pasi u tregoi të gjithëve se ca i sheh si të nënës e ca si të njerkës në grigjën e besimtarëve. Nuk dihet i sati ishte në radhë Vasil Bollano, pasi ky shndërrohet në një kolonë zanore e ngjarjeve të tilla. Të jep përshtypjen se vdekja e Aristidh Gumit e ka bërë njeri të lumtur, ngaqë i jep mundësinë të bëhet, “pa asnjë mundim”, protagonist për herë të n-të në skenën nacionale. Opozita nuk vonoi shumë të shtonte zërin e saj në kakofoninë e Tiranës, por i bëri ngjarjes një lexim mendjelehtë e aspak kreativ. Po qeveria shqiptare? Kjo duhet të ishte e para që duhej të reagonte, por praktikisht ishte e fundit. Berisha sillet si fajtor në rrethana kësodore. Sillet kështu prej një kompleksi të çuditshëm frike, që e ka zanafillën në vitin 1997. Është ky kompleks frike, që e bën të ngutet, si asnjëherë tjetër, për të thënë të vërtetën. “Gjest i një fanatizmi të egër ekstrem”, tha ai.

Dhe sipas shumë gjasave, ka qenë i tillë. Aristidh Gumi ka gjetur vdekjen, ngaqë “ka guxuar të provokojë disa djem shqiptarë duke folur në gjuhën greke”. Sigurisht, ngjarja ende nuk është zbardhur fije e për pe, por ka shumë indikacione që të çojnë në këtë pistë. E nëse hetimi do të arrijë në këtë përfundim, nuk ka pse të çuditemi. Duhet të na vijë pak inat, pasi nuk do kemi më rast t’u themi fqinjëve tanë të jugut, se “shqiptarët, në ndryshim nga ju, nuk janë fanatikë, racistë e shovinistë, dhe për këtë ju japim provën: askush nuk është poshtëruar, fyer, lënduar e vrarë si grek, apo si njeri që bën tifo për Greqinë”.

Në fakt, kanë qenë të pashijshme të gjitha dënglat, sipas të cilave “grekët janë treguar e tregohen të liq ndaj nesh, e jo anasjelltas”. Një pretendim i tillë ka qenë e është thjesht një sendërgjí patriotike, ngaqë të gjithë e dimë se ndër ne ka boll urrejtje ndaj grekëve. Dikush mund të ketë ngasjen për ta shpjeguar këtë gjë (mes emocionesh patriotike, si gjithnjë), por unë po ndalem te konstatimi: ne nuk kemi të drejtë t’u japim grekëve leksione qytetërimi. Grekët janë bishti i Europës në çdo pikëpamje, e në këtë kuptim kanë ç’mësojnë prej tyre, por jo nga ne. Shtypi ynë i këtyre ditëve, me ndonjë përjashtim tek-tuk, ka bërë çmos ta fshehë, apo ta minimizojë, motivimin antigrek të krimit. Shumë autorë të Tiranës janë shfaqur më të zemëruar prej bllokimit të rrugës pas ngjarjes, se sa prej vrasjes me sfond racist e etnik. Sipas meje, një qëndrim i tillë na komprometon keqas.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama