Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Politika s'mund të kuptohet pa dinjitet dhe skrupuj

Shkruar nga: Mustafa Nano  
Botuar më: 14 vite më parë

Mustafa Nano
Politika s'mund të kuptohet pa dinjitet dhe skrupuj

Zululand

Dy gjëra më tërhoqën veçanërisht vëmendjen në kontrastin e fortë midis Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, dhe kryetarit të Dhomës së Ulët të Parlamentit, Gianfranco Fini, i cili u finalizua së pari me përjashtimin e këtij të fundit nga partia, së dyti me krijimin e një grupi tjetër parlamentar, e së treti me krijimin e partisë së re “E ardhmja dhe liria”. Gjëja e parë lidhet me faktin, që nja dhjetë senatorë e nja tridhjetë e kusur deputetë e “braktisën” pa ndonjë vuajtje kushedi se çfarë kampin e mazhorancës dhe vendosën ta rilidhin fatin e tyre politik me Fini-n, i cili ka shumë gjasa që të mos e rikuperojë më fuqinë politike që ka pasur qëmoti. Ata i thanë “jo” pra, një karriere më të sigurt si mbështetës të Berlusconi-t, i cili, si të gjithë kryetarët e partive të mëdha, ka më shumë mundësi rekrutimi, promovimi e gradimi, dhe i cili gjithashtu, si të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm të kësaj bote, e ka bërë të vetën logjikën e këmbimit të shërbimit me shpërblimin dhe u dhanë pas Fini-t, i cili ofron garanci më të vogla karriere për më pak njerëz. Pse e bënë këtë? Sigurisht, një përgjigje të saktë do të mund ta kishim, pasi të futnim në sitën e gjykimit moralo-politik secilin syresh një e nga një, por mesazhi që gjesti i tyre kolektiv ka përcjellë është i qartë: ka gjëra, si dinjiteti, bindjet, koherenca etj., që vlejnë më shumë se sa karriera e sigurt, postet, protagonizmi politik.

Gjëja e dytë ka të bëjë me sjelljen publike të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë lojë. Me pak përjashtime (fjala vjen, shkrimet denigruese të Feltrit kundër Fini-t), bie në sy sjellja qibare dhe e skrupullt. Janë të gjithë elementët e nevojshëm, që do të mund të provokonin e legjitimonin shpërthimin e njërit apo tjetrit, por kjo nuk po ndodh. Secili ka marrë vendimet e veta; secili e di se secili ka arsyet e veta; secili berr varet nga këmbët e veta.

Berlusconi (ngaqë nuk ka më shumicën në Dhomën e Ulët të Parlamentit) mund të merrte vendimin për t’i çuar italianët edhe një herë në dhomat e fshehta të votimit; por nuk po e bën, edhe pse klima politike është në favor të tij. Fini mund ta rrëzojë qysh sot Berlusconi-n, por nuk po ecën kësaj ane; përkundrazi, ka premtuar se do të mbështesë qeverinë në të gjitha nismat ligjvënëse, që janë në përputhje me filozofinë e tij politike, s’ka gjë se Bersluconi e përjashtoi në mënyrë spektakolare. Opozita mund të tentonte për ta shfrytëzuar këtë situatë për llogari të tjera, por tonet e saj janë shumë të kontrolluara. Është nga ato momente, kur të gjithë kanë në plan të parë interesin nacional, e pastaj atë partiak e personal. Thellë-thellë mund të mos jetë kështu? S’prish punë, prapëseprapë. Kjo është ajo që duket, dhe – këtu duhet të biem dakord – në politikë është shumë e rëndësishme ajo që duket.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama