Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Vizat, vrapimi i fundit me pengesa

Shkruar nga: Skënder Minxhozi  
Botuar më: 14 vite më parë

Skënder Minxhozi
Vizat, vrapimi i fundit me pengesa

Sa herë që në botën katolike afrohet Viti Jubilar, një festë e kishës romane, Papa hap një portë të shenjtë në Vatikan. Ajo quhet Porta Santa dhe ka një funksion të theksuar simbolik në fene katolike. Qëndron e murosur me një shtresë tullash dhe suvaje, deri ditën kur merret vendimi që Papa ta hapë. Zakonisht qëndron e hapur për një vit kalendarik, për t’u murosur sërish nga e para.

Me një derë të murosur, por pa afat, ngjante Shqipëria deri para dy ditësh, kur një vendim i Komisionit Europian, i hapi rrugën konkretisht heqjes më në fund të vizave Shengen për qytetarët shqiptarë. Një perde e hekurt që rezistonte edhe njëzet vjet pas mbarimit të luftës së Ftohtë dhe që mund të bjerë shumë shpejt. Pasi të kemi bërë edhe disa detyra shtëpie, siç janë quajtur ndër vite detyrimet që duheshin përmbushur nga vendi ynë në procesin e integrimit europian. Më në fund drita në tunelin e vizave po nis të duket, por edhe metrat e fundit duket se do jenë po aq të lodhshme sa ato paraardhëse. Sepse klasa politike vendase ka vendosur që t’ia bëjë të vështirë vetes dhe popullit të saj, edhe këtë copë rrugë të mbetur nga finishi.

Tre kushtet e vendosura, përkatësisht ai i luftës kundër korrupsionit, integrimit të riatdhesuarve dhe konfiskimit të pasurive kriminale, përmbledhin kërkesa të ndryshme dhe në disa drejtime mjaft të largëta mes tyre. Gjatë viteve të fundit vendi ynë ka avancuar në axhendën konkrete të liberalizimit përmes përmbushjes së një liste standartesh që kishin të bënin me aspekte nga më të ndryshmet të jetës politike, sociale e ekonomike.

Tre kushtet e mësipërme nuk lenë pa krijuar ndërkaq më shumë sesa një hije dyshimi rreth kontekstit real në të cilin ato vendosen. Kriza elektorale 11 mujore dhe kokëfortësia e qeverisë për të ofruar një zgjidhje pas takimit të Strasburgut, ka krijuar një atmosferë të dëmshme edhe për një proces në parim teknik, siç është liberalizimi vizave. Pardje, pak orë pas vendimit të Komisionit Europian, zv.presidenti i popullorëve europianë Kasulidis, insistoi në kërkesën për një zgjidhje të shpejtë të krizës politike, si parakusht për heqjen e pengesave në liberalizimin e vizave dhe në avancimin e statusit të Shqipërisë drejt BE. “Kam besim të plotë se kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i opozitës do të arrijnë një përfundim gjatë takimit të ardhshëm në Strasburg”, deklaroi për Top Channel Kasulidis. “Të gjithë elementët për një zgjidhje të drejtë ndaj të gjitha shqetësimeve jane aty.

Përfituesi kryesor do të jetë populli i Shqipërisë. Një konsensus i tillë do t’i hapë rrugën Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE dhe do të mënjanojë të gjitha pengesat për procesin e liberalizimit të vizave”. Pra, megjithë vendimin e Komisionit Europian, rruga drejt heqjes së vizave ende s’ka përfunduar. Është hedhur hapi i parë vendimtar, por pas tij ka disa të tjerë. Sidomos kur në këtë mes futet edhe kriteri politik, ndoshta standarti më i vështirë për t’i arrirë nga një klasë politike që nuk po del dot nga llogoret e luftës së brendshme.

Vizat, si çdo arritje madhore në procesin e afrimit të Shqipërisë më Europën, nuk i kanë shpëtuar politizimit të skajshëm, brenda “kazanit” shqiptar. Berisha premtonte solemnisht gjatë vitit të shkuar se vizat do të hiqeshin brenda vitit të parë të mandatit të qeverisë së tij të re. Një premtim ky i mbajtur vetëm pjesërisht, nëse shihet lista e kushteve që mbajnë varur datën reale të ekzekutimit të regjimit të ri të lëvizjes së shqiptarëve në zonën Shengen. Në hapësirën kohore që ka mbushur këtë vit qeverisje, me vizat dhe për vizat është bërë një lojë politike shpesh iluzive dhe e papastër.

Në këtë klimë helmesh dhe kurthesh, edhe ndërkombëtarët dëshërojnë të ecin me majën e gishtave. Ata ngulmojnë se deri në heqjen e plotë të vizave Shengen, duhet ende të flasin Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian. Dy organizma ku deri pak kohë më parë ka qenë i fortë pozicioni speptik i disa vendeve si Holanda e Gjermania. Pas lajmërimit të vendimit të Komisionit Europian, komentet e ambasadorit të BE Helmut Lohan, kishin si kryefjalë qëndrore kujdesin dhe taktin për të mos avancuar në entusiazëm të pamotivuar. “Vendimi që do të merret nga Këshilli dhe nga eurodeputetët në Parlamentin Europian mbi propozimin e Komisionit, do të jetë një vendim politik, sepse do të merret nga politikanë.

 Parësore mbetet që udhëtimi pa viza do të bëhet realitet vetëm kur të tëra standardet do të përmbushen”, shpejtoi të deklarojë Lohan, për të qetësuar çdo tendencë për të festuar para një kohe për një proces që ende s’ka përfunduar. Duke qenë të ndërgjegjshëm se në ambjentin shqiptar çdo gjë konsiderohet e përshtatshme për të abuzuar politikisht, europianët po përpiqen të evitojnë që efekti politik i këtij hapi të madh, të tingëllojë në çfarëdo mënyre si një karrotë për njërën palë dhe si një shkop për palën tjetër. Madje duket se vizat do të përdoren gjatë javëve të ardhshme, edhe si shkop, edhe si karrotë për politikën shqiptare.

Pra, në rastin e një kompromisi që do të prodhojë paqe politike mes qeverisë e opozitës, vendimmarrja lidhur me vizat mund të jetë e shpejtë e pa probleme. Në të kundërt, nëse bllokimi aktual do të vijojë të zgjatet, nëse PD e PS nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe t’i kthehen një bashkëjetese minimalisht normale brenda institucioneve, vizat mund të përdoren si kartë presioni mbi palët.

Natyrshëm ajo që riskon më shumë në këto kushte është qeveria. Kryeministri Berisha ka mbajtur deri tani një pozicion përgjithësisht refraktar lidhur me mundësinë e hapjes së një pjese të kutive të votimit. Zhvillimi i fundit për vizat, i shoqëruar nga kushtet dhe paralajmërimet e mësipërme, nuk ndryshon shumëçka sa i përket pozitës së tij dhe të qeverisë së tij në këtë ekuacion plot të panjohura. E vetmja formulë suksesi do të ishte arritja e një kompromisi. Çka e kërkojnë me forcë prej javësh dhe muajsh të gjithë faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ata që do të heqin ngrenë eventualisht edhe traun e fundit që na ndan nga lëvizja e lirë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama