Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Rreziku nga dollari i dobët

Shkruar nga: Judy Shelton  
Botuar më: 16 vite më parë

Judy Shelton
Rreziku nga dollari i dobët

Tarifa tani tejkalon 50 përqindëshin. Këta partnerë të njëjtë tregtarë janë gjithashtu aleatët tanë më të rëndësishëm, në aspektin ushtarak dhe atë ideologjik gjithashtu.

Dëshirojmë të mendojmë se i ndajmë të njëjtat vlera morale kur vjen në shprehje mbrojtja e demokracisë dhe virtytet e kapitalizmit të tregut të lirë. Sa zhgënjyese të zbulosh se bajraktarët e hapjes së tregtisë globale nuk mendojnë fare të adaptojnë politikat që ndihmojnë produktet tona tepër të shtrenjta për konsumatorët e tyre, edhe nëse ata preferojnë mallrat e tyre në një botë me çmime të zbritura në nivel jo të zakonshëm. Tash besoj e morët vesh se si ndihen anëtarët e Bashkimit Evropian këto ditë. Si një ish-ekonomist i New York Fed, David King ka vëzhguar vlerën e dollarit amerikan, i cili ka rënë në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit. Në dhjetor të vitit 2002, një dollar ishte i barabartë me 1 euro; sot duhet më tepër se një dollar e gjysmë për një euro.

Për konsumatorët amerikanë kjo nënkupton se çmimet e importeve të mallrave evropiane janë për një gjysmë here më të larta sesa do të ishin nëse një dollar do të qëndronte në vlerën e njëjtë me euron. Tepër keq për shokët e ngushtë andej Atlantikut. Nëse rritja e theksuar e çmimeve do të ishte si rezultat i tarifave të vendosura nga qeveria amerikane, ata do të mund të na ngarkonin tek Organizata Botërore e Tregtisë, duke u ankuar se ne kemi vendosur praktika tregtare të pandershme. Por, kur fajtor është dollari i dobët, evropianët nuk mund të bëjnë asgjë rreth kësaj. Euro është valutë zyrtare e përdorur nga 320 milionë evropianë të 15 vendeve anëtare: Austria, Belgjika, Qiproja, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja. Tri vende të tjera anëtare, Danimarka, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, përdorin valutat e tyre nacionale.

Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur caqet e tyre për t‘i përmbushur kushtet që ua lejojnë t‘i bashkohen eurozonës- Sllovakia (2009), Lituania (2010), Estonia (2011), Bullgaria (2012), Hungaria (2012), Letonia (2012), Republika e Çekisë(2012), Polonia (2012) dhe Rumania (2012). Duke e marrë në konsideratë se këto vendet e fundit, ish-viktima të stilit sovjetik të planifikimit centralist, tash janë përkrahëse të ndërmarrjeve private, bëhet e qartë se SHBA ka më tepër obligime sesa të zbehë konkurrencën në tregjet globale përmes dollarit të lirë. Lidhja në mes të stabilitetit të çmimeve dhe përpjekjeve ndërmarrëse është e thellë. Pse dikush duhet të punojë shumë apo të ndërmarrë ndonjë risk nëse shpërblimi financiar mund të konfiskohet përmes inflacionit? Aforizma e vjetër komuniste: "Ata bëjnë sikur po na paguajnë dhe ne sikur po punojmë", reflekton cinizmin e thellë që ka lindur nga qytetarët e nënshtruar nga qeveritë totalitare.

Paraja e ndershme është baza e kapitalizmit demokratik. Ne i detyrojmë evropianët që të mbajnë koston, duke luftuar inflacionin e lëshuar nga përshtatja e politikës së Federal Reserve (Banka Qendrore Amerikane)- norma të larta të interesit dhe tarifa të fshehura të vlerësimit të valutës- ne tradhtojmë zotimin tonë të përbashkët për kapitalizmin demokratik, në parim dhe praktikë. Për më tepër, ne rrezikojmë të krijojmë një të çarë në aleancën tonë vitale në kohën kur situata gjeopolitike kërkon së tepërmi një partneritet strategjik. Edouard Balladur, ish-kryeministër francez, kishte bërë thirrje për një bashkim të Evropës dhe SHBA-ve në një ese 120 faqesh të publikuar në Francë nëntorin e kaluar. "Është koha që t‘i jepet fund këtij çrregullimi të fluturimeve valutore, që rrezikojnë prosperitetin e botës dhe progresin e saj, në të cilën në fund do të shkatërrojë shumë ide të liberalizmit", konstaton ai. Laureati për "Nobel", Robert Mundell, sugjeron se bashkimi monetar i valutave të shumëfishta në mes të dollarit, euros dhe jenit, nëpërmes një modeli të ngjashëm që do të dërgonte te progresi i ngjashëm me atë të bashkimit monetar evropian. Që të dy kanë kërkuar edhe përfshirjen e arit në sistemin monetar ndërkombëtar të reformuar, duke njohur rëndësinë e mbrojtjes së identitetit të tij përmes mekanizmave automatikë dhe sanksioneve përtej kontrolleve qeveritare. Standardi i arit e mund standardin e fjalëve.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama