Mënyra e ndarjes së buxhetit apo “Buxheti i drejtë”

Shkruar nga: Leonard Miftaraj  
Botuar më: 7 vite më parë

Leonard Miftaraj
Mënyra e ndarjes së buxhetit apo “Buxheti i drejtë”

Ndryshimet në ndarjen e buxhetit në Kosovë të cilat do të sjellin rezultate pozitive. Kosova ka nevojë për decentralizimin e buxhetit e ky decentralizim duhet të ndahet në bazë të të hyrave të cilat rezalizohen nga komunat e caktuara. Shembull 1 : Marrim dy komuna të cilat i emërojmë njërën si komuna X dhe tjetrën komuna Z. Komuna X dhe komuna Z, ku në rast se komuna X në buxhetin e Kosovës participon me 20% të të hyrave atëherë dhe nga ndarja e buxhetit të cilat i takojnë komunave duhet t’i ndahen apo t’i destinohen 20% e shumës e cila i ndahet komunave, komuna Z në buxhetin e Kosovës participon me 10 % të të hyrave atëherë edhe nga ndarja e buxhetit në komuna, komunës Z duhet t’i ndahen 10% nga shuma e caktuar. Në këtë rast dy komunat do të shpërblehen për aq sa kanë arritur të participojnë në grumbullimin e mjeteve në buxhetit e Kosovës dhe në anën tjetër do të motivoheshin për punë dhe rezultate dy komunat të emëruara në këtë shembull të komunës X dhe Z.  Rezultat i këtij shembulli është se ai që punon dhe fiton.

Nga ky decentralizim i buxhetit mund të shuhen ankesat nga zyrtarë apo udhëheqës të komunave në Kosovë se qeveria e Kosovës po priviligjon disa komuna dhe disa të tjera po lihen anash apo më ndryshe po diskriminohen.

Arsyeja apo qëllimi pse më shtyu për të shkruar rreth decentralizimit është sepse në Kosovë ky proces nuk ka marrur kahjen e duhur në vend se decentralizimi të bëhet në sfera të ndryshme me qëllim të rritjes së kompetencave në komuna, me qëllim që në ketë proces t’i ndihmohet çdo qytetari të Kosovës e ky proces tek ne shihet më shumë si mundësi e krijimit të më shumë komunave që mund të udhëhiqen nga komunitetet.

Shembull 2: Në shtetin tonë Kosovën kemi shumë parti politike dhe shumë prej tyre shihen në sytë e popullit si parti politike të cilat i takojn një zone të caktuar. Për të shtjelluar këtë shembull sa më mirë prap më duhet t’i emëroj katër parti politike si: partia A, partia B, partia C dhe partia D si dhe më duhet që territorin e Kosovës ta ndaj në katër zona si : zona 1, zona 2, zona 3 dhe zona 4.

Gjithmonë ekziston ajo bindje tek qytetarët se partia A i përket zonës 1 dhe partia B zonës 2 qytetarët e tjerë të cilët jetojnë në zonat e emëruara si 3 dhe 4 gjithmonë kanë frikën se nëse vendi qeveriset nga partia A dhe B zonat e tyre 3 dhe 4 do të dikriminohen apo lihen anash nga investimet. Kjo vlen edhe për të tjerët të cilët jetojnë në zonat 1 dhe 2 dhe kanë frikën që vendi të udhëhiqet nga partitë C dhe D.

Për të zhdukur këto paragjykime është e domosdoshme decentralizimi i buxhetit, pra mund të themi decentralizimi fiskal. Një problem që mund të përmendim këtu është se disa udhëheqës të vendit mund ta konsiderojnë këtë ndryshim si një humbje efektive e fuqisë së tyre personale.

Për të pasur një qasje sa më të qartë duhet të marrim shembull edhe disa vende të tjera te cilat janë të kyçura apo të cilat drejtpërdrejt kanë kaluar në fazat e decentralizimit,

duke filluar nga Republika Çeke në të cilin qiratë e strehimit dhe tarifat e shërbimeve publike, si uji dhe  gazi, rregullohen ende nga qeveria qendrore, dhe ato mbahen në nivelet e kostos. Gjithashtu, pagat e punonjësve të qeverisë lokale kontrollohen nga qeveria qendrore. Në përgjithësi, komunat kanë përgjegjësinë për zhvillimin e infrastrukturës së vet, të kapitalit. Në Republikën Çeke, qeveritë vendore janë ende të varura nga qeveria qendrore për financimin e shpenzimeve kapitale, të cilat janë dhënë në formën e granteve të ndryshme dhe kredive të subvencionuara.

Në Poloni decentralizimi fiskal përshkruan sistemin e shpenzimeve lokale të financuara përmes të ardhurave lokale, llojet e ndryshme të transfertimeve dhe të huamarrjes ndërqeveritare. Pesha e së cilës prej këtyre kategorive të të ardhurave ndaj të ardhurave totale tregon varësinë e qeverive vendore nga qeveria qendrore dhe rrjedhimisht edhe shkallën e decentralizimit fiskal.

Ndër  5 shtetet që janë të udhëhequra më së miri në botë është Zvicra ku për këtë sukses ndikim të madh pati decentralizmi. Në një analizë të ekonomistit gjerman Gerd Haberman i cili është zgjedhur profesor nderi i shkencave ekonomiko-sociale nga univerziteti Potzdam, ai dha 7 arsyje pse shteti Zviceran njihet si shteti i udhëhequr më së miri në botë mbrenda këtyre arsyjeve është pikërisht decentralizimi, ku në këtë shtet çdo gjë është e decentralizuar. Në Zvicër qeveria ka rol mjaft të vogël në mbledhjen e taksave pasi që përgjegjesitë janë të ndara në kantone, ku udhëheqësve të këtyre kantoneve i takon që pjesën e tyre ta bëjnë sa më atraktive dhe më të lehtë e të të bërit biznes. Për dallim nga Kosova, ku shumica e politikanëve janë karrieristë dhe politikën e shohin si mjet ekzistence dhe pasurimi, politikanët në Zvicër të gjithë punojnë në profesionet e tyre dhe kjo qasje në një mënyrë largon ata nga korrupsioni .

Unë mendoj që në të ardhmen qeveria e Kosovës duhet të merret më shumë me decentralizmin e buxhetit fiskal. Roli i qeverisë në këtë rast mund të jetë më shumë si një rol auditori i cili do të bëj kontrollin komunave se sa janë realizuar të hyrat e parashikuara sipas planeve të cilat plane duhet të bëhen nga qeveria në bashkpunim me komunat ku në këto plane do të parashihen të hyrat dhe shpenzimet të cilat do të ndodhin në periudha të caktuara.


Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama