Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Obama-Romni, përbërja etnike e mbështetësve

Shkruar nga: Kastriot Islami  
Botuar më: 12 vite më parë

Kastriot Islami
Obama-Romni, përbërja etnike e mbështetësve

Përkatësia e votuesve etnikë pro Obamës apo pro Romnit tregon se votuesit në SHBA janë shumë të ndarë përsa u përket grupeve që mbështesin demokratët nga ata që mbështesin republikanët, dhe ky “hendek etnik” thellohet më shumë se çdo herë tjetër në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012,  ku përballë janë dy personazhe shumë të ndryshme, Obama dhe Romni. Sidoqoftë, Obama paraqitet më konsensual në kuptimin që përbërja e mbështetësve është më e ekuilibruar në sensin e përkatësisë etnike, ndërsa Romni mbështetet në mënyrë më radikale nga të bardhët, sesa nga grupet e tjera. Në një analizë të këtij aspekti, bazuar edhe në një sondazh, por edhe në analizë të rezultateve nga zgjedhjet e mëparshme, shtroheshin disa pyetje, ndër të cilat ishin dy.

Një votues me ngjyrë voton detyrimisht për Obamën? A është Partia Republikane një parti që tërheq vetëm votuesit e bardhë? Në SHBA nuk është sekret dhe as tabu ekzistenca e një ndarjeje të mbështetësve për demokratët e republikanët nëse i referohemi përkatësisë etnike. SHBA është po ashtu në mutacion përsa u përket balancave etnike, parashikohet pas rreth 30-40 vjetësh numri i votuesve të bardhë të jetë jo më i madh se i të gjithë votuesve të tjerë.  Aktualisht gjykohet se kjo tendencë drejt një diversiteti më të ekuilibruar etnik punon mekanikisht në favor të demokratëve, një çështje, sidoqoftë, e diskutueshme.

1.  Obama mbështetet më konsensualisht se Partia Demokrate nga votuesit e bardhë…

Figura e Obamës e zbut ndarjen etnike të votuesve, pra Obama është në konsensual se Partia Demokratike, nëse do t’i referoheshim përkatësisë etnike të mbështetësve të Partisë Demokratike dhe atyre të Obamës. Nga një sondazh për këtë çështje, rezulton se nga 100 votues amerikanë që votojnë pro Obamës, 57 janë të bardhë, 23 janë afrikano-amerikanë dhe 12 janë ispanikë. Pra, nuk është e vërtetë se mbështetja për Obamën është vetëm nga votuesit afrikano-amerikanë dhe ispanikë, bile shumica e tyre janë të bardhë. Mund të thuhet se mbështetja për Obamën dhe Partinë Demokratike është më e diversifikuar nga këndvështrimi i përkatësisë etnike. Bile Obama ka ndikuar pozitivisht në rritjen e këtij diversifikimi, ndryshe nga ç’mund të mendohej apo pritej.

2. Romni mbështetet më radikalisht nga të bardhët dhe pothuajse aspak nga afrikano-amerikanët…

Sondazhi i njëjtë tregon se nga 100 votues që votojnë pro Romnit, 90 janë të bardhë (votuesit e bardhë përfaqësojnë rreth 70-75 për qind të votuesve në SHBA), 4 janë ispanikë, 4 janë nga racat e tjera dhe vetëm 1 është afrikano-amerikan, ndërkohë që votuesit afrikano-amerikanë përbëjnë rreth 12-13 për qind të votuesve amerikanë. Kjo është një shpërndarje më radikale për Romnin, bile krahasuar me shpërndarjen që ekziston për Partinë Republikane, e cila mbështetet nga rreth 85 për qind votues të bardhë, shifër që mbetet pothuajse e pandryshueshme gjatë 10 viteve të fundit. Mund të thuhet se Partia Republikane ka një mbështetje më radikale apo më pak diverse përsa i përket përkatësisë etnike dhe Romni e ka thelluar këtë aspekt, gjë që nuk duket shumë e çuditshme për disa nga analistët.

3. Tendencat e mbështetësve sipas etnive për demokratët dhe republikanët


Tendenca në SHBA flet më shumë në favor të demokratëve, sesa të republikanëve, nëse do t’i referoheshim vetëm mekanikisht aspektit të përkatësisë etnike të mbështetësve të të dyja partive kryesore. Të dhënat statistikore tregojnë se në SHBA numri i lindjeve është më i ulët te të bardhët joispanikë, gjë që në afat të gjatë do të ndikojë në rritjen e diversitetit të popullsisë amerikane.

Ndërkohë, diversiteti punon më mirë për Partinë Demokrate, po t’u referohemi shifrave aktuale. Pas 30-40 vitesh, pra rreth viteve 2042 apo 2052, popullsia e bardhë do të jetë minoritare, ose e thënë ndryshe, në SHBA do të ketë po aq votues të bardhë sa edhe nga të gjithë të tjerët. Ky lloj diversifikimi, po të kemi parasysh që komunitetet afrikano-amerikane dhe ispanike janë në favor të një roli më të madh të shtetit federal, sidomos për çështjet sociale, që janë në themel të programit të Partisë Demokrate, duket se mekanikisht e ardhmja punon më mirë për demokratët. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se një faktor shumë i rëndësishëm i artit politik është përshtatshmëria me realitetin dhe gjetja e propozimeve e gjenerimi i zgjidhjeve për tërheqjen e votuesve sipas sjelljes së tyre konsumatore, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama