Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Jetë të gjatë zoti President! Por …

Shkruar nga: Mustafa Nano  
Botuar më: 12 vite më parë

Mustafa Nano
Jetë të gjatë zoti President! Por …

“Presidenti i ri u zgjodh në mënyrë kushtetuese”, nënvizoi Rama pardje në festën e socialistëve, por pa thënë ndonjë gjë të madhe. Dihet që u zgjodh në mënyrë kushtetuese, e në këtë kuptim ai është President me titull të plotë qysh nga momenti që do të mbyllet kjo fazë kalimtare e ndërrimit të mandateve presidenciale. Bujar Nishani pra është President i Republikës së Shqipërisë. Nuk ka asnjë objeksion për t’u bërë në këtë mes. Asnjë, asnjë? Hm, një sosh ka dalë në fakt, por nuk duket se është i natyrës kushtetuese; ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të tij. Ka një pretendim pra që thotë se kemi çuar në krye të shtetit një njeri konvaleshent, një njeri që ende s’e ka hedhur pas krahëve një sëmundje që ka pasur.

Personalisht, nuk e dija që Nishani kish kaluar një hall të tillë. Më kish shpëtuar ky lajm i kronikës urbano-politike, por me t’më rënë në vesh (pasi ai u zgjodh në Kuvend me 73 vota të mazhorancës qeverisëse) po bëja aty për aty lidhjen mes këtij lajmi dhe asaj që më panë sytë menjëherë pas numërimit të votës së 71-të në atë seancë ‘presidenciale’. Bujar Nishani ishte në skaj të rreshtit të parë, në të majtë të sallës së Kuvendit. Kamerat e kapën duke u çuar ngadalë, dhe me një bust jo fort vital, aq sa unë zura të besoja se Nishanin e kapi ngrefosja presidenciale. M’u përforcua ca më shumë kjo përshtypje, teksa po shihja të tjerët që po i afroheshin për ta përgëzuar, dhe sikur nuk më rrinin bashkë Nishani modest e i përunjur që unë njihja dhe Nishani që po mbahej papritur me të madh, teksa priste urime nga të gjithë. Kur pashë Berishën që po i afrohej Presidentit të sapozgjedhur për t’i dhënë dorën, dhe Nishani mbeti njësoj ‘gjithë pordhë’, thashë me vete: “Ou, si ka mundësi që trupi nuk i mori qoftë dhe një përkulje të lehtë mirënjohjeje përballë mentorit, madje shpikësit, të tij (Berisha ka shpikur nga hiçi shumë karriera deri më sot)? Mos po kërkon t’u tregojë të gjithëve qysh në sekondën e parë, se Bujar Nishani e di se ç’do të thotë të jesh President?

Më pas po lexoja lajmin mbi gjendjen e tij shëndetësore; sakaq u ftillova, e gjërat zunë t’më rrinin bashkë. Gjëja e parë që provova ishte një simpati e empati për hallin e gjendjen e tij, që kanë lidhje dhe me një si simpati për “natyrën në dukje institucionale”, që ai ka demonstruar gjatë gjithë kohës. Ka qenë njeriu më institucional në ushtrinë e Berishës (pasi iku Bamir Topi). Të kuptohemi, ka qenë besnik deri në maksimum, por në të njëjtën kohë ka pasur një maskë të sjelljes korrekte. Dhe kjo nuk është pak. Kur sheh fajkonjtë që e rrethojnë Berishën, njerëz si Nishani të duken plot qibër e dinjitet. Për këtë arsye, ndonëse e quaj gjithë ditën si njeri të Berishës e ndonëse jam i bindur se Presidenca e tij do të jetë problematike, nuk më erdhi të thosha asnjë konsideratë kritike në momentin e zgjedhjes, e pak më pas.

Mirëpo, pretendimi se Bujar Nishani është çuar në Presidencë me probleme shëndetësore ma prishi gjithë “kararin postpresidencial’. Ndërsa një detaj, që e gjeta në shkrimin e djeshëm të Arben Rrozhanit, më la pa gojë. Rrozhani thosh se gazetarët e ftuar për të ndjekur përshëndoshjen e Nishanit me vartësit e tij në Ministrinë e Rendit ishin porositur në telefon që t’mos e kapnin Nishanin me kamera, teksa ai do ishte duke zbritur shkallët. Të jetë e vërtetë, vallë? Nëse po, ç’është kjo punë kështu? Pse ta kenë bërë? Për çfarë arsyesh Berisha e ka zgjedhur President në një kohë që e ka ditur se është ende i sëmurë e në një kohë që secili prej 73 deputetëve që votuan në favor të Nishanit do të jepte të njëjtat garancira për luajalitet ndaj tij? Unë edhe sot nuk e kuptoj këtë gjë. Ah, kjo kuptohet veç nëse Bujar Nishani nuk është fare i sëmurë, gjë që personalisht do ta uroja me gjithë zemër.

Por s’është kështu, për fat të keq. Presidenti ri, Bujar Nishani, u tregua i gatshëm të fliste mbi këtë temë në programin “Opinion” të TV Klanit, dhe aty pohoi se ka bërë një ndërhyrje kirugjikale, pas së cilës ndihet mirë, por nuk ka rikuperuar forcën e vitalitetin fizik që ka pasur. “Pas atij operacioni, nuk mund të vrapoj”, tha ai për të ilustruar gjendjen shëndetësore, në të cilën ndodhet. Po dje ai kishte dhënë një intervistë tjetër për shqiptaren.com, ku pranonte të njëjtat gjëra. Ka një problem pra me Nishanin, i pranuar nga vetë Nishani. Ka treguar gjithë të vërtetën? Nuk e dimë. Në vend të tij, po të isha i sëmurë, unë kam frikë se nuk do ta thosha gjithë të vërtetën. Nuk di tamam arsyen, por unë nuk do të isha i prirur për ta nxjerrë një malaise në shesh, e për të bërë spektakël me një handicap timin, por di që unë do bëja çmos ta mbaja për vete e të fshehtë një mpakje, a ligështim, a rrëgjim timin fizik. Sigurisht, ka përjashtime, por janë të pakta e të tilla që përforcojnë rregullin. Për më tepër, shpesh nuk janë personazhet e njohura që shpjegojnë e ekspozojnë dobësimin apo fikjen e tyre fizike; përkundrazi, ata thjesht, për shkak të vizibilitetit e famës, nuk mund ta shmangin spektakolarizimin e sëmundjes së tyre. Por nëse do të mundnin, me shumë gjasë do ta mbanin të fshehur këtë gjendje. Sipas meje.

Por nuk është kjo e rëndësishme; nuk është i rëndësishëm as fakti që unë, apo të tjerë, kemi besim a dyshim tek ato që thotë Nishani. Nuk është këtu çështja pra. Çështja është se në rrethana të tilla do duhej një raport i mjekut që e ka kuruar gjatë gjithë kohës, i cili duhet t’na garantojë se Nishani është në gjendje të plotë pune, d.m.th mund të punojë mbi 10 orë dhe me një farë ritmi, mund të përballojë udhëtimet e gjata, mund të përballojë forume e veprimtari shumëpalëshe, të cilat shpesh zgjasin për ditë të tëra, mund të mbajë ngarkesën e presionin që lind vetvetiu prej ushtrimit të kësaj përgjegjësie (ja, dhe ky shkrim i imi, në të cilin flitet për shëndetin e tij, është vetvetiu një presion e ngarkesë, gjithashtu), mund të lëvizë, s’ka gjë se ‘nuk mund të vrapojë’. Nuk është ligësi e cinizëm ta kërkosh këtë raport, ashtu si nuk është ligësi e cinizëm të kërkosh transparencë në këtë mes. Për më tepër, ne nuk duam të spekulojmë, apo të dëgjojmë e lexojmë spekulime pa fund, lidhur me një çështje që mund të sqarohet njëherë e mirë, njëherë e përgjithnjë.

Bujar Nishani thosh dje në shqiptarja.com, se e autorizon dr. Mentor Petrelën që ta bënte publike kartelën e tij mjekësore. Por ne nuk duam autorizime të tilla, të cilat do të bien në vesh të shurdhër për shkak “të deontologjisë së profesionit të mjekut, që nuk i nxjerr sekretet e pacientit në shesh”. Ne duam as më pak, as më shumë kartelën mjekësore. Ne duam të dimë se a është në gjendje Presidenti ynë të kryejë funksionet kushtetuese. Kaq gjë e meritojmë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama