Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Berisha ka plot zgjedhje, por njëra është më e keqe se tjetra

Shkruar nga: Mustafa Nano  
Botuar më: 12 vite më parë

Mustafa Nano
Berisha ka plot zgjedhje, por njëra është më e keqe se tjetra

Koha mbaroi. Berisha nuk mund të luajë më kungulleshkash me çështjen presidenciale. Tani i duhet të japë një zgjidhje. E prandaj është në hall. Është në hall, pasi secila nga zgjidhjet që ka në mendje i është bërë gjyle te këmbët. E ka çuar vetë punën deri në këtë pikë. Është duke jetuar një situatë, të cilën e ka krijuar vetë. Nuk kish asnjë nevojë ta krijonte, pasi çështja presidenciale nuk ka pse të jetë një problem, a një rrezik; përkundrazi, është një mundësi, është një mundësi negociatash me palën tjetër, është një mundësi për të gjetur një emër të denjë për postin e sublimuar prej Kushtetutës, të cilin mund ta çonin në Parlament, ta votonin dhe… kaq.

Por ai e injoroi këtë opsion. Preferoi opsion tjetër, dhe ja, tani është në situatën kur, qoftë ky opsion i ëndërruar e i dëshiruar, qoftë opsioni kotmëkot i refuzuar (ai normali pra), qoftë opsionet e tjera që i mbeten, i sillen si njëri më i keq se tjetri. Të kthehet në “udhën e Zotit”, d.m.th. të ulet e të negociojë një zgjidhje me opozitën, apo me të tjerët, me synimin për të zgjedhur një president mbi apo jashtë palëve, është fare e kollajtë, por puna është se e nxjerr atë në një dritë të dobët, e nxjerr si njeriun që ka humbur komandën e gjërave, e nxjerr si njeriun që po tërhiqet, dhe këtë gjë ai s’mund ta kapërdijë lehtë; as të vetët. Përveç kësaj, refuzimi i deritanishëm i këtij opsioni të thjeshtë, të pabujë, e të padëmshëm, nuk është se ka qenë një trill. Jo, ka pasur edhe logjikën e vet. Atij i duhet kreu i shtetit; i duhet po aq sa pushteti që ka. Një president jashtë kontrollit të tij do të ishte një minë që do t’i vinte vërdallë, e do ta mbante në gjendje makthi.

Mbrëmë, pas takimit të dështuar me Metën, ai dha përshtypjen se është duke iu rikthyer këtij opsioni, si me krahëmarrje, duke tentuar t’i punojë një rreng Metës ‘bukëshkalë’ (Meta i ka mbyllur çdo shteg dje versionit presidencial të Berishës), d.m.th. duke iu jargavitur krejt papritur Ramës. Por po e bën sa për të rindezur pakëz fitilin e sherrit mes Ramës e Metës, e jo se ka ndërmend të ecë asaj udhe. E ka të vështirë ta bëjë këtë.

Marrim në shqyrtim opsionet e tjera që janë në tryezë (dhe në mendjen e Berishës, sigurisht). Një sosh, ai më i dashuri për të pra, do të ishte t’i mbahej linjës së deritanishme, d.m.th. të bënte publik një kandidaturë të vetën, sidozot Topallin apo topallë të tjerë aty rrotull, e të hapte procedurat parlamentare të zgjedhjes së kreut të shtetit. Në raundin e katërt e të pestë i mjaftojnë 71 vota për ta mbyllur, dhe nuk është çudi t’i ketë kaq vota. Në mos i ka, është në gjendje t’i gjejë 71 vota. Por ka dy probleme. Së pari, ai mund t’i gjejë kaq vota, nëse votimi është i hapur; nëse është i fshehtë, ai i pari nuk ka siguri; nuk ka siguri te votat e PD-së. Përveç kësaj, kjo është ajo zgjidhja që ia vështirëson lojën në vijim. I leverdis kjo gjë?

Opsioni i tretë do të ishte tërheqja nga ideja për të çuar në presidencë një Lal Kros të vetin, ulja në tryezë me opozitën, dhe imponimi i një emri jashtë partive, për të cilin ai vetë ka sigurinë se mund ta mbajë të frikësuar e të shantazhuar, rrjedhimisht nën kontroll të plotë. Me fjalë të tjera, Berisha mund të shkojë në tryezë bisedimesh (qoftë dhe vetëm me Metën, s’ka gjë se duket e vështirë, pasi fërkimet mes të dyve kanë shkuar shumë larg), dhe aty të ofrojë si kandidaturë një “horr jashtë partive me ndoca kredenciale intelektuale e me pak vokacion civik”. Por një ofertë e tillë me siguri do t’i refuzohet nga opozita; ndërsa Meta nuk ka asnjë interes që ta ndjekë në këtë lojë.

Një opsion i katërt do të ishte ndonjë kandidaturë ‘e djathtë’ (fjala vjen Aleksandër Meksi, Besnik Mustafaj, Alfred Serreqi etj.), refuzimin e të cilëve opozita do të hiqte shumë për ta justifikuar. Por puna është se kandidatura të tilla, edhe pse janë të djathta, madje pikërisht ngaqë janë të djathta, janë për Berishën më të urryera se sa kandidatura presidenciale e Tom Doshit. E prandaj, është një opsion që ai e çon në mendje më pak se çdo opsion tjetër. Po ta bënte një veprim të tillë, do “t’ia fuste keq” opozitës, por për të arritur deri këtu do të duhej së pari një Berishë racional, së dyti një Berishë që s’ka se ç’pret nga presidenti i ardhshëm; këtë Berishë të çinteresuar/racional nuk e kemi.

Ka opsione të tjera? Ka dhe një, që i duhet më pak se çdo gjë tjetër vendit, por që i vlen më shumë se opsionet e tjera vetë Berishës. Është moszgjedhja e një presidenti ‘at all’, e për pasojë, hapja e fushatës për zgjedhje të parakohshme. Ai ka shumë interes ta çojë vendin në zgjedhje qysh këtë vit, madje sa më shpejt të jetë e mundur, pasi në këtë mënyrë së pari ka rast të futet pa plotësuar, apo kryer, reformën elektorale, d.m.th. me Ristanin në pultin e komandimit të zgjedhjeve e me Kodin Elektoral kështu si është, së dyti mban nën kontroll efektin e partive të reja (që syrin e kanë te thesi i votave të Berishës), e së treti nuk lejon optimalizimin e aleancës së re Rama-Meta (sa më shumë kohë kalon, aq më shumë lihet mënjanë nausea kolektive prej një koalicioni të tillë).

Mirëpo, nëse do ta çonte vendin në zgjedhje, nuk do të kish se si ta shpjegonte këtë vendim pikërisht në këto rrethana, kur po thuhet se “në vjeshtë mund të marrim statusin e kandidatit për në BE, nëse mbahet një klimë e mirë bashkëpunimi mazhorancë-opozitë”.

Keq e ka ngado që të vërtitet. Sheh – e shihte mirë A. Vasjari në shkrimin e vet te “Mapoja” e pardjeshme – vetëm humbje, mirëpo është një humbje që e meriton, pasi s’ka lënë dy gurë bashkë për të arritur këtu ku ndodhet sot.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama