Mustafa Nano: "Ju flet L.Basha [me do ndërhyrje]"

Shkruar nga: Mustafa Nano  
Botuar më: 9 vite më parë

Mustafa Nano
Mustafa Nano: "Ju flet L.Basha [me do ndërhyrje]"

Publicisti i njohur komenton pyetje-përgjigjet e intervistës Basha në Opinion

Pyetje-përgjigjet e mëposhtme janë marrë nga emisioni i fundit "Opinion" i gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan. Por ato kanë nga pas edhe nga një koment të publicistit të njohur Mustafa Nano, drejtues i blogut ResPublica.

B.Fevziu: Jeni kandidat përballë një kryetari që ka fituar tre herë në Tiranë? Nuk e di sa ka qenë zgjedhja juaj dhe sa detyrim?

L.Basha: Të jeni i bindur se ka qenë zgjedhja ime dhe shansi im që këtë detyrë ma besuan. Sa i përket përballjes, për mua nuk është me një person, qoftë ky dhe rivali im, por është me hallet dhe shqetësimet e qytetarëve.

M.Nano: [Ok. Përgjigje ndoshta e pasinqertë, por e shkathët]

B.Fevziu: Përse ju nuk u zgjodhët në vitin 2007?

L.Basha: Për këtë duhet të pyesni kryesinë e PD-se, që zgjodhi në 2007-ën kandidatin e shkelqyer, Sokol Olldashi.

M.Nano: [I shkëlqyer? Mos e thoni këtë, pasi do tju vijë menjëherë urimi: qofshi dhe ju aq i shkëlqyer!]

B.Fevziu: Akuzoheni se jeni pergjegjës për dëmin prej 200 milionë eurosh per rrugën Durrës -Kukës...

L.Basha: Per këtë çeshtje dha përgjigje Gjykata e Lartë, që i hodhi poshtë akuza të tilla.

M.Nano: [Gjykata e Lartë nuk hodhi poshtë asnjë akuzë. Ajo gjykatë nuk iu nxorri të pafajshëm. Përkundrazi, tha që gjyqi smund të bëhet për mosrespektim të afateve nga ana e Prokurorisë. Kështu që nuk keni dalë i larë nga ajo histori. Ndoshta keni dalë pa palagur, por jo i larë]

B.Fevziu: Akuzoheni se keni firmosur paktin detar me Greqinë, kur keni qenë Ministër e Jashtëm.

L.Basha: Per çeshtjen në fjalë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe une e respektoj atë.

M.Nano: [Sdo mend që do ta respektoni. Puna është të na e shpjegoni pse e lidhët atë marrëveshje që penalizonte interesat e vendit]

B.Fevziu: Akuzoheni se ne 21 janar keni pergjegjësi per humbjen e jetëve. Cila është pergjegjësia juaj, roli juaj në këtë ditë?

L.Basha: Kjo ka të bëjë me një tragjedi të dhimbshme, humbja e jetës së katër personave. 21 janari është çështje në hetim, ndaj unë nuk mund te bej asnjë koment derisa drejtësia të thotë fjalën e saj.

M.Nano: [U vranë katër vetë në bulevard; nuk kishin armë; nuk ishin të rrezikshëm; ishin të pambrojtur; dhe minimumi që pritej nga ju, si ministër i brendshëm, ishte dorëheqja; ju nuk e bëtë këtë. Duhet tju vijë turp!]

B.Fevziu: Bashkeshortja juaj ka shtetësine holandeze, madje nuk mund të votojë për ju në zgjedhje. Pse hoqi dorë bashkeshortja juaj nga shtetesia shqiptare?

L.Basha: Bashkeshortja ime e ka lene nënshtetësinë ne vitin 2003, kur ne kemi qenë të fejuar, ka udhetuar per shkak të punës ne shume vende dhe me pasaporten shqiptare, per fat te keq nuk ka pasur mundësinë të lëvizë dhe u detyrua të merrte shtetësinë e vendit ku jetonte dhe banonte.

M.Nano: [Në këtë pikë jam me Bashën. Kritikat që i bëhen lidhur me këtë punë janë krejt spekullative. Nuk shoh asgjë për tu qortuar në faktin, që gruaja e Bashës ka bërë ndërrimin e shtetësisë. Kundërshtarët e tij që merren me këtë çështje kërkojnë qimen në vezë]

B.Fevziu: Akuzoheni se punoni aktualisht ne varesine e Berishes, madje se jeni nje kukull ne doren e tij...?

L.Basha: Marredhenia ime me zotin Berisha eshte transparente. Kam qene ne ekip me te kur Shqiperia arriti disa nga hapat me te medha, vendi u be anetar ne NATO, u hoqen vizat etj. Asnjehere nuk i kam thene "po" kryeministrit te vendit, nese nuk kam pasur bindjen time politike se duhet te thosha po.

M.Nano: [Puna është të na thoni një rast, vetëm një rast, kur keni një patur një bindje tuajën, dhe i keni thënë "jo" kryeministrit]

B.Fevziu: Keni qene ju i preferuari i zotit Berisha, vazhdimisht i favorizuar prej tij?

L.Basha: Jo, une kam qene i privilegjuar te kem qene pjese e ekipit qeverises. Perfomanca flet qarte, ne kemi qene ekip i premtimeve te mbajtura.

M.Nano: [Ok për zhdërvjelltësinë; por mund të thoni gjëra më inteligjente se sa kaq]

B.Fevziu: A e njihni meriten e Edi Rames ne keto vite?

L.Basha: Duke mos e trajtuar si armik, mendoj se ka pasur kontributin e tij ne fillimet si kryebashkiak. Por sot kemi te bejme me nje kapercim epokash, nuk jemi me ne fazen e bojatisjes te fasadave. Sot jemi ne fazen kur shqiptaret levizin lirisht ne BE dhe e shohin se si veprohet e si procedohet. Taksat dhe tarifat e sotme nga bashkia e Tiranes jane 85 ne total. Do të heq 62 taksa dhe tarifa, dhe cdo gje qe mblidhet do te jete transparente per qytetarin dhe cdo gje qe shpenzohet do te jete po transparente, on-line ne internet.

M.Nano: [Duhet të na thoni shifra të sakta, zoti kandidat. Duhet tna shpjegoni, se sa përqind të buxhetit të bashkisë zënë këto taksa e tarifa që do hiqni, dhe ku do i gjeni paratë për ti zëvendësuar. Apo nuk do i zëvendësoni? Po kështu i bie që të mos kryhen shërbime e investime të ndryshme. Ndoshta keni ndonjë plan të saktë e të mbështetur mbi shifra, por duhet të na e bëni të qartë]

B.Fevziu: Ju keni permendur se do te hapni 30.000 vende pune. Cfare lidhje ka kryetari i Bashkise me vendet e punes? Ku do i punesoni?

L.Basha: Une nuk kam thene se do te hap vete 30.000 vende pune dhe do ti paguaj me fondet e bashkise. Bashkia do te jete nje aktor kryesor ne informacionin per sa i perket tregut te punes. Sot informacioni eshte i dobet, ka shume te papune dhe shume biznese qe vuajne per te gjetur njerez te kualifikuar. Sot me mjetet qe duhet te kete bashkia, informimi realizohet shume mire per shkembim informacioni mes punedhenesve dhe punonjesve.

M.Nano: [Këtu ia fut kot, i dashur. Bizneset nuk presin që bashkia tiu gjejë njerëz të kualifikuar për nevojat e tyre. Bizneset e njohin vetë tregun e punës, dhe vihen vetë në kërkim njerëzve me kualifikime]

B.Fevziu: Kur flisni per projekte si tramvaj, per punesim, infrastrukture a ka ndonje çek nga pas? A keni vene nje ekspert financiar tju nxjerre kostot financare?

L.Basha: Projekti im eshte bazuar nga nje skuader ekspertesh qe une kam dhe rezultatet dhe projektet behen ne baze te resurseve. Ne keto projekte une mbeshtetem ne nje eksperiencen time ne qeverisjen qendrore, ne uljen e nivelit te taksave dhe tarifave dhe rritjen e bazes fiskale. Kjo eshte formula se si Shqiperia arriti qe duke ulur taksat te rriste te ardhurat fiskale. Dhe nga niveli qendror mund te perdoret ne nivel vendor. Ne 18 muajt e pare me kete formule, ne do te dyfishojme te ardhurat bashkiake.

M.Nano: [Fjalë, fjalë, fjalë. Duhen shifra, i dashur. E dini sa përqind është evazioni fiscal në Tiranë? E dini se sa pará përftohen prej rritjes së bazës fiskale? Nuk e dini? Atëherë, premtimi juaj është një premtim kuturú]

B.Fevziu: Ju flini për hapësira publike. Ku do ti gjeni?

L.Basha: Ka hapesira per tu rikuperuar. Nuk jam anti-ndertim, por me nje plan urbanistik realizohet shume mire. Lejet e ndertimit ne kete qytet, pas berjes se planit urbanistik, pra pas 12 muajsh pas drejtimit te bashkise se Tiranes, do te jepen pas 30 ditesh. Per 12 muaj sa te behet plani urbanistik do te kete moratorium. Sepse per ndryshe, ne cdo lagje, di ti bjere dikujt fati te ndertoje dhe pjesa tjeter do te mbetet me gisht ne goje.

M.Nano: [Premtim i mirë, dhe i nevojshëm, dhe i mbajtshëm, por ka një problem: kur flisni për klientela, mos harroni klientelën tuaj, e cila sot për sot është duke e plaçkitur këtë vend. Si do tia bëni kësaj klientele? Do ti injoroni interesat e saj. A mundeni? Kam frikë se ju jeni atje me urdhër, e për interesa, të këtyre klientelave. Po tjetri? Edhe tjetri kështu si ju është, nuk kam asnjë kundërshtim. Prandaj nuk ka kuptim ta veçoni veten në këtë pikë]

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama