Federata e Dalmatëve

Federata e Dalmatëve

Në veri të shtetit ilir dhe të Mbretërisë Dardane banonin popullsi të ndryshme ilire, të cilat me përjashtim të ilirëve të bregdetit të Adriatikut. dalin vonë në burimet e shkruara antike. Midis tyre ata që përmenden më herët janë “liburnët” të njohur si një nga popullsitë ilire që zhvilluan detarinë. Por nga ilirët veriorë, të cilët njihen më mirë dhe që zënë një vend të rëndësishëm në ngjarjet e shekujve II-I p.e.sonë e në qëndresën kundër pushtuesve romakë, kanë qenë dalmatët. Kjo gjendje e trashëguar nga përshkrimet e autorëve antikë për ilirët e veriut është pasqyruar në një farë mënyre edhe në historiografinë e sotme. Nuk mund të thuhet se mungojnë studimet për ilirët e veriut, por këto studime lidhen më tepër me popullsi të veçanta, me shtrirjen e tyre gjeografike dhe nuk ka një trajtim të përgjithshëm të historisë së tyre. Këto studime mbështeten pak nga të dhënat e arkeologjisë, edhe pse këto janë të pasura në krahinat veriore ilire për periudhat prehistorike e protohistorike dhe për periudhën e pushtimit romak.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama