Ilirët

Ilirët

Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh. Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977, historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, në formë dispense, për përdorim të brendshëm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1986. Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur në variantet e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grup autorësh: Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti. Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami. Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi. Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali. Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane. Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr. Muzafer Korkuti.

Lindja dhe formimi i bashkësisë primitive

Epoka e bronxit.Kalimi ne organizimin fisnor patriarkal

Epoka e bronxit.Kalimi ne organizimin fisnor patriarkal

Gjurmë të kohës së bronzit. Vendbanimet Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.sonë, e deri në fundin e shek.XI

17 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Neoliti

    Neoliti

    Vendbanimet neolitike Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë q&eum

    17 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Shfaqja e shoqerise njerezore. Paleoliti

    Shfaqja e shoqerise njerezore. Paleoliti

    Gjurmët më të hershme të jetës njerëzoreHistoria e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë u formuan grupet e para të njerëzve primig

    17 vite më parë | Lexo më shumë »

Mbretëria e Dardanisë

Mbretëria Dardane në luftën kundër Romës

Mbreteria Dardane ne luften kunder Romes

Pas pushtimit të Paionisë e të Maqedonisë nga romakët marrëdhëniet e dardanëve me ta ndryshuan. Që nga kjo kohë për parinë sunduese dardane u bë e qartë se me romakët nuk kish

17 vite më parë | Lexo më shumë »

Blogu yne

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama