
Zjarr në malin e Moravës, Korce, flakët favorizohen nga era e fortë
13 Mars 2025
Një vatër zjarri ka shpërthyer në Malin e Moravës, në bashkinë e Devollit, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, bimësi të shkurtër dhe lajthi.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe vullnetarëve, situata mbetet e vështirë për shkak të erës së fortë që përhap flakët.
Në terren janë angazhuar shtatë zjarrfikës, ndërsa banorët e zonës po ndihmojnë për të përballuar flakët. Përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll vijojnë ende.