25 Gusht 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në Bogovë, në Skrapar.

Zjarri ka nisur në pjesën e sipërme të luginës dhe është duke e përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era.

Drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Beratit, Poliçanit dhe Skraparit, forca të shumta policie dhe forca ushtarake nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje.

Aktualisht po punohet për lokalizimin e flakëve dhe vënien e zjarrit nën kontrroll.

BalkanWeb