27 Shkurt 2026

Një paralajmërim ogurzi për kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore është lëshuar nga ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski. Në fjalën e tij para parlamentit polak, ai tha se “tani është e nevojshme që të jemi të përgatitur për një luftë në shkallën që kanë parë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.

Duke theksuar rrezikun që paraqet Vladimir Putin, ai paralajmëroi për mundësinë e konflikteve në shkallën e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Sikorski e bëri të qartë se Polonia, e cila kufizohet me Rusinë, si dhe me Ukrainën, do të ishte në vijën e parë të çdo agresioni të ri rus.

“Putini nuk dëshiron paqe, vetëm dorëzim. Nëse Ukraina mposhtet, kërcënimi nga Rusia jo vetëm që nuk do të ulet, por përkundrazi, do të rritet.”, u shpreh ai.

Sipas tij, agresioni rus kundër vendeve të krahut lindor të NATO-s do të ishte shumë i kushtueshëm për këto shtete, ndërsa agjencitë perëndimore të inteligjencës kishin paralajmëruar për më të keqen.

Sulmet me dronë, sabotimi hekurudhor dhe fushatat e dezinformimit kanë filluar tashmë në Rusi, shtoi ai.