Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, në gjendje të rëndë te Trauma. Futet në operacion

Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark
21 Tetor 2026
Sot ndiej se jemi në luftë me bandat që fshihen pas uniformës shtetërore, ndërsa qytetari trajtohet si armik në vendin e vet.
Një protestues është qëlluar me plumb gome në bark gjatë protestës, duke mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Rrëfen Ervin Resuli
Ndodhi tani !
Një plumb në trupin e një qytetari.
Sot pashë një nga skenat më tronditëse që mund të përjetojë një njeri.
A**niti, një qytetar nga Mallakastra, kishte pësuar një plagë të rëndë në abdomen (bark), të shkaktuar nga goditja me predhë gome.
Një plagë rreth 5 cm, me dëmtim të konsiderueshëm të indeve të buta dhe dyshim për depërtim të thellë drejt organeve abdominale. Një dëmtim i tillë mund të shkaktojë hemorragji të brendshme, dëmtime të organeve dhe të rrezikojë seriozisht jetën.
A**niti ishte gjahu i policisë së narkoshtetit, i goditur drejtpërdrejt në mish!

Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark
Një qytetar në bulevard, pa maskë, pa armë, pa provokuar, me duart në xhepa, goditet me armë e forcave të policisë!
Ajo skenë që pashë sot më forcoi bindjen se Shqipëria ka nevojë urgjente për një lëvizje kombëtare qytetare dhe ndërgjegjësim të gjithë popullatës.
Sepse kur uniforma që paguhet nga taksat tona, në vend që të mbrojë jetën, kthehet në instrument dhune ndaj qytetarit, atëherë kemi një krizë të rëndë të shtetit të së drejtës.
Kur predhat drejtohen në mishin e qytetarit, ky është terror, jo ruajtje e rendit publik!
Sot ndiej se jemi në luftë me bandat që fshihen pas uniformës shtetërore, ndërsa qytetari trajtohet si armik në vendin e vet.
Një shtet që qëllon mbi qytetarët e pambrojtur ka humbur arsyen themelore të ekzistencës së tij: mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit njerëzor!
