Zëvendës/presidenti i PPE thirrje Ramës dhe Kuvendit: Prisni Venecian për Kodin Zgjedhor

26/10/2020

Nënkryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane, Andrey Kovatchev, mbështet qëndrimin e komisionerit për Zgjerim në BE, i cili apeloi Kuvendin e Shqipërisë të presë opinionin e Komisionit të Venecias për votimin e dekretit të Presidentit për Kodin Zgjedhor.

Në një postim në twitter, ai i bën thirrje kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë ta respektojnë atë.

Kovatchev: Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias në çdo rast, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë.