Zelensky ‘lutje të dëshpëruar’ senatorëve amerikanë, çfarë i kërkon

5 Mars 2022

Presidenti ukrainas Zelensky bëri një “lutje të dëshpëruar” për senatorët amerikanë për të ndihmuar vendin e tij të marrë më shumë avionë për të luftuar pushtimin rus.

Zelensky e bëri kërkesën në një telefonatë të cilës iu bashkuan më shumë se 300 persona, duke përfshirë senatorë, disa ligjvënës të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ndihmës.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, një demokrat nga Nju Jorku, tha në një deklaratë se Zelenskyy bëri një “lutje të dëshpëruar për vendet e Evropës Lindore që t’i japin Ukrainës avionë të prodhuar nga Rusia”.

Zelensky: – Rusët po shkojnë drejt rrethimit të centralit të tretë bërthamor

Zelensky shtoi se Presidenti forcat ruse tani kanë kapur dy termocentrale bërthamore ukrainase dhe po avancojnë drejt një të treti.

Zelensky tha se centrali i tretë aktualisht nën kërcënim është termocentrali bërthamor Yuzhnoukrainsk, i vendosur 120 kilometra (75 milje) në veri të Mykolaiv.

Tv OraNews